Emigrantët në Francë do ta kenë tani më të vështirë të bëjnë bashkim familjar dhe do t’u zgjatet periudha për të siguruar qasje në përfitimet e shtetit.
Kjo pasi parlamenti francez miratoi një legjislacion që ashpërson politikën e emigracionit pas muajve të tërë bllokadë politike.
Projektligji i ndryshuar u mbështet nga partia e qendrës, e presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe partia e krahut të djathtë e Marine Le Penit, Marshi Kombëtar.
Partitë e majte e akuzuan Macron se po i bënte lëshime të djathtës eksteme.
Ky ligj është një dhunë e padurueshme drejt parimeve tona të përbashkëta, duke qenë se shënjestrimi i të huajve nënkupton përgatitje për të shënjestruar veten tonë,” deklaroi Mathilde Panot, kryetare e së majtës ekstreme.
Ashpërsimi i masave, që ilustron orientimin drejt së djathtës të politikës në shumicën e Europës ka trazuar ujëra në partinë e kreut të Elizesë, me ministrin e Shëndetësisë që njoftoi se do të dorëhiqej.
Qeveria Macron kishte folur fillimisht për një legjislacion, karota dhe shkopinj, që nga njëra anë do t’ia Lehtësonte emigrantëve punësimin në sektorët ku ka mungesa dhe marrjen e lejes së qëndrimit, dhe nga ana tjetër do ta bënte më të lehtë dëbimin e tyre.
Por në mënyrë që të fitonte mbështetjen e së djathtës, qeveria u detyrua të heqë dore nga lehtësimet për lejet e qëndrimit, duke përfshirë ndërkaq, shtyrjen me disa vite te benefiteve sociale për emigrantët, përfshirë për fëmijët.
Franca krenohej si një nga vendit me sistemin më të mirë të ndihmës sociale, që i ofronte asistencë edhe shtetasve të huaj, madje duke i ndihmuar të paguanin qiranë ose kujdesin për fëmijët me disa qindra euro kontribute në muaj.