Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konflikti Izrael-Hamas, vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve 

2023/12/19 at 8:28 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Konflikti Izrael-Hamas, vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve 

Kreu i CIA-s të hënën shkoi në Evropë për bisedime me zyrtarët izraelitë dhe të Katarit, duke sinjalizuar mundësinë e arritjes së një marrëveshje për një armëpushim të ri dhe lirimin e pengjeve në Gazë. 

Ndërsa Sekretari i Mbrojtjes bisedoi me udhëheqës ushtarakë izraelitë për kufizimin e operacioneve luftarake kundër Hamasit. Megjithatë, nuk ka asnjë shenjë për një ndryshim të shpejtë të situatiës, pas më shumë se dy muajsh bombardimesh dhe luftimesh shkatërruese. Beteja të ashpra u zhvilluan në Gazën veriore, ku banorët thanë se ekipet e kërkim shpëtimit po kërkonin për të vdekur dhe të gjallë nën ndërtesat e rrafshuara nga sulmet izraelite. 

Trysnia po shtohet ndërsa Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, disa nga aleatët më të afërt të Izraelit, iu bashkuan thirrjeve globale për një armëpushim gjatë fundjavës. Protestuesit izraelitë kanë kërkuar që qeveria të rifillojë bisedimet me Hamasin për lirimin e më shumë pengjeve pasi tre prej tyre u vranë gabimisht nga trupat izraelite ndërsa po valëvisnin një flamur të bardhë. 

Zyrtarët amerikanë kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin për numrin e madh të vdekjeve të civilëve në Gazë. Por pas bisedimeve me zyrtarët izraelitë të hënën, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se “ky është operacion i Izraelit. Unë nuk jam këtu për të diktuar afate kohore ose kushte.” Shtetet e Bashkuara i kanë vënë veton thirrjeve për një armëpushim në OKB dhe kanë dërguar municione në Izrael. 

Këshilli i Sigurimit i OKB-së shtyu një votim për të martën mbi një rezolutë të propozuar nga vendet arabe, që bën thirrje për ndalimin e luftimeve për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare, në përpjekje për të shmangur një tjetër veto nga Shtetet e Bashkuara. Diplomatët thanë se po zhvillohen negociatat për të bindur Shtetet e Bashkuara që të abstenojë ose të votojë në mbështetje të rezolutës. 

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur se Izraeli do të vazhdojë të luftojë derisa t’i japë fund sundimit të Hamasit në Gazë, të shkatërrojë aftësitë e tij të frikshme ushtarake dhe të lirojë pengjet që ende mbahen në Rripin e Gazës që nga sulmi vdekjeprurës i 7 tetorit brenda Izraelit. Në sulmin e pashembullt, militantët vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe rrëmbyen rreth 240 burra, gra dhe fëmijë. Ky veprim nxiti një reagim të fortë ushtarak të Izraelit. Lufta që zgjat prej 10 javësh ka shkaktuar vdekjen e mbi 18,700 palestinezëve. Rreth 1.9 milionë palestinezë – gati 85% e popullsisë së Gazës – janë larguar nga shtëpitë e tyre. Shumica janë grumbulluar në strehime dhe kampe tendash të OKB-së në pjesën jugore të territorit të rrethuar. 

Bisedimet për lirimin e pengjeve 

Në një shenjë të dukshme se bisedimet për një marrëveshje mbi lirimin e më shumë pengjeve po bëheshin më serioze, drejtori i CIA-s William Burns u takua në Varshavë me kreun e agjencisë izraelite të zbulimit, Mossad dhe kryeministrin e Katarit, tha një zyrtar amerikan.
Ky ishte takimi i parë i këtyre tre zyrtarëve që nga përfundimi i një armëpushimi njëjavor në fund të nëntorit, gjatë të cilit rreth 100 pengje, duke përfshirë një numër shtetasish të huaj, u liruan në këmbim të lirimit të rreth 240 palestinezëve, që po vuanin dënime në burgjet e Izraelit. 

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se bisedimet nuk ishin “në një pikë ku një marrëveshje tjetër është e afërt. Ne po punojmë çdo ditë për këtë çështje.” Me qëllim të rritjes së trysnisë publike mbi qeverinë izraelite, Hamasi publikoi një video që tregonte tre pengje të moshuar izraelitë, të ulur me bluza të bardha, duke ju lutur Izraelit që t’i lirojë menjëherë. 

Komentet ka të ngjarë të jenë bërë nën presion, por video sinjalizoi se Hamasi dëshiron të kalojë në diskutimet për lirimin e burrave të sëmurë dhe të moshuar. Izraeli ka thënë se dëshiron që së pari të lirohen rreth 19 gra dhe dy fëmijë. Hamasi thotë se në mesin e grave janë edhe ushtarë, për të cilët pritet të kërkojë një çmim më të lartë, të lidhur me lirimin e të burgosurve palestinezë.
Hamasi dhe militantë të tjerë ende mbajnë rreth 129 pengje. Hamasi, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, ka thënë se asnjë peng tjetër nuk do të lirohet derisa të përfundojë lufta. /VOA 

Ju sugjerojmë

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
Aktualitet

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

6 Korrik, 2025 6:41 pm
Donald Trump: FBI-ja po kryen kontroll në pronën time në Mar-a-Lago
Bota

Donald Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve

6 Korrik, 2025 6:29 pm
Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë
Aktualitet

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

6 Korrik, 2025 6:15 pm
Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …
Bota

Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …

6 Korrik, 2025 6:04 pm
Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit
Aktualitet

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit

6 Korrik, 2025 5:34 pm
Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist
Bota

Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist

6 Korrik, 2025 5:21 pm
OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani
Bota

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani

6 Korrik, 2025 5:09 pm
Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

6 Korrik, 2025 4:59 pm
Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun
Bota

Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun

6 Korrik, 2025 4:37 pm
Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët
Aktualitet

Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët

6 Korrik, 2025 4:23 pm
Para
Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi

Pas debatit të ashpër, shqiptari vret veten para syve të gruas dhe fëmijëve 

Tërmet i fuqishëm godet Kinën, deri më tani 116 të vdekur! Ekipet e shpëtimit luftojnë me temperaturat nën zero 

Tërmet i fuqishëm godet Kinën, deri më tani 116 të vdekur! Ekipet e shpëtimit luftojnë me temperaturat nën zero 

Mbahet seanca për Sokol Mjacajn, FNSH blindon Gjykatën e Elbasanit

Mbahet seanca për Sokol Mjacajn, FNSH blindon Gjykatën e Elbasanit

TE FUNDIT

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
6 Korrik, 2025

Shkurta ndihet e ofenduar në fshatin ku jeton në Devoll pasi gjithmonë e sulmojnë për prejardhjen. Ajo ka kërkuar që...

Lexo më shumë

Donald Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve

Donald Trump: FBI-ja po kryen kontroll në pronën time në Mar-a-Lago
6 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar pas përmbytjeve katastrofike që kanë goditur Texas-in, duke lënë të paktën 59 viktima,...

Lexo më shumë

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë
6 Korrik, 2025

Edhe këtë fundjavë të parë të korrikut, rrugët hyrëse dhe dalëse nga plazhet e Shëngjinit dhe Tales janë përballur me...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …

Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …
6 Korrik, 2025

Nga përmbytjet në Texas, numri i viktimave ka shkuar në 59, ndërsa raportohen dhe 30 fëmijë të zhdukur. Deri më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com