Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të lënduar në një aksident trafiku në dalje të Prizrenit.
Klankosova shkruan se një automjet ka humbur kontrollin duke përplasur disa këmbësorë në anë të rrugës.
Nga përplasja, humbën jetën të rinjtë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.
Ndërsa 3 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Dyshohet se në autostradën e Prizrenit po bëheshin gara me makina. Njëra prej makinave humbi kontrollin dhe përplasi të rinjtë që po qëndronin në anë të rrugës.
Sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, shoferi që mori përpara të rinjtë ishte i njohur i tyre.