Policia ka reaguar për plagosjen me armë zjarri në fshatin Guci të Shkodrës.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi A. Z., 59 vjeç, dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë.
59-vjeçari është dërguar menjëherë në spital për ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, I cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje”, njofton policia.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.