Pas seancës plenare të kësaj të enjteje, ku deputetët e opozitës hodhën flakadanë dhe tymuese në Kuvend, ekspertë të policisë kanë zbarkuar në parlament.
Ata do të marrin shenjat e gishtave të personave që ndezën tymuese e kapsolla brenda ambienteve të brendshme të Kuvendit.
Kujtojmë se para nisjes së seancës plenare deputetët e opozitës u përplasën fizikisht me Gardën, të cilët tentuan t’i ndalonin të bllokonin me karrige foltoren e Kuvendit.
Pas tensioneve, maxhoranca kaloi direkt në votimin nen për nen të buxhetit të shtetit.
Ndërkaq, gjatë votimit deputetët e PD ndezën flakadanë dhe hodhën kapsolla në sallë.
Mazhoranca kaloi nenet e buxhetit, i cili u miratua me 74 vota në një kohë rekord prej 7 minutash.