Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izraeli liron 39 të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite

2023/11/25 at 8:37 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli liron 39 të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite

39 të burgosur palestinezë janë liruar nga burgjet izraelite në këmbim të një grupi pengjesh të mbajtura nga Hamasi.

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Katari, përfshin një pauzë katër-ditore në luftime.

Ata akuzohen për një sërë veprash, nga gjuajtja me gurë deri te tentativa për vrasje. Disa u dënuan ndërsa të tjerët ishin në pritje të gjykimit.

Grupi prej 24 femrash dhe 15 djemsh adoleshentë u lirua nëpër pikën e kontrollit Beituniya në Bregun Perëndimor.

Ata më pas do të lejohen të kthehen në shtëpi, sipas shërbimit të burgut të Izraelit.

Të burgosurit u zgjodhën nga një listë prej 300 grave dhe të miturve të përpiluar nga Izraeli.

Më pak se një e katërta e atyre në listë janë dënuar – shumica dërrmuese po mbahen në paraburgim në pritje të gjykimit. Shumica e të listuarve janë djem adoleshentë – 40% e tyre nën moshën 18 vjeç. Ka gjithashtu një vajzë adoleshente dhe 32 gra.

Disa nga turma tundnin flamujt e Hamasit, por të tjerë folën për unitetin palestinez, një moment i vogël fitoreje në mes të një lufte rraskapitëse.

Për Izraelin, të burgosurit e liruar janë një kërcënim sigurie; për palestinezët e mbledhur këtu për t’i përshëndetur, ata janë viktima të okupimit të Izraelit – dhe lirimi i tyre është një simbol.

Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje në fillim të kësaj jave për lirimin e 50 pengjeve të mbajtura në Gaza gjatë pauzës katër-ditore të luftimeve.

Marrëveshja duhet të lirojë gjithsej 150 palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite dhe një rritje të konsiderueshme të ndihmës humanitare të lejuar në Gaza. Rreth 60 kamionë që transportonin furnizime mjekësore, karburant dhe ushqime hynë nga Egjipti të premten.

Hamasi mori më shumë se 200 pengje gjatë një sulmi ndërkufitar në Izraelin jugor më 7 tetor, në të cilin u vranë 1200 njerëz.

Organizatat e të drejtave të njeriut thonë se numri i palestinezëve të mbajtur pa akuza në burgjet izraelite është rritur që nga sulmet e 7 tetorit./Opinion.al

Etiketa: gazahamas

Ju sugjerojmë

Mbyllja e Gjirit të Hormuzit/ Kina: Jo ndikime negative në ekonominë botërore
Bota

Mbyllja e Gjirit të Hormuzit/ Kina: Jo ndikime negative në ekonominë botërore

23 Qershor, 2025 10:55 am
Ndotja akustike, policia kontrolle për nivelin e zhurmave në Durrës dhe Golem
Aktualitet

Ndotja akustike, policia kontrolle për nivelin e zhurmave në Durrës dhe Golem

23 Qershor, 2025 10:53 am
Përfshihet nga flakët e më pas shkrumbohet plotësisht automjeti në Qafë-Thanë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e më pas shkrumbohet plotësisht automjeti në Qafë-Thanë

23 Qershor, 2025 10:42 am
Bombardimet e SHBA/ Khamenei: Armiku sionist bëri një gabim të madh. Do ndëshkohen!
Bota

Bombardimet e SHBA/ Khamenei: Armiku sionist bëri një gabim të madh. Do ndëshkohen!

23 Qershor, 2025 10:34 am
Rinumërohen 437 kuti votimi në Tiranë, PD humbet 219 vota, PS 193 të tilla
Aktualitet

Rinumërohen 437 kuti votimi në Tiranë, PD humbet 219 vota, PS 193 të tilla

23 Qershor, 2025 10:28 am
Paraqitet në SPAK kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi

23 Qershor, 2025 10:23 am
Sekuestrohen 100 komplete me çadra dhe shezlongë në plazhin e Golemit,3 të proceduar
Aktualitet

Sekuestrohen 100 komplete me çadra dhe shezlongë në plazhin e Golemit,3 të proceduar

23 Qershor, 2025 10:22 am
Kukës/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve, tymi “pushton” zonën përreth
Aktualitet

Kukës/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve, tymi “pushton” zonën përreth

23 Qershor, 2025 10:13 am
Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë
Bota

Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë

23 Qershor, 2025 10:12 am
Mes katrahurës në Lindjen e Mesme, Azerbajxhani përpiqet të qëndrojë i qetë
Bota

Mes katrahurës në Lindjen e Mesme, Azerbajxhani përpiqet të qëndrojë i qetë

23 Qershor, 2025 10:03 am
Para
Shkupi vendos heqjen e ndalimit të fluturimit për ministrin e jashtëm rus, Lavrov

Shkupi vendos heqjen e ndalimit të fluturimit për ministrin e jashtëm rus, Lavrov

Punonjëset e fabrikës në Bathore dërgohen në spital me shenja asfiksie

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën 57-vjeçari

Rrëshqitje dheu në Greqi, humb jetën në punë emigranti shqiptari

Rrëshqitje dheu në Greqi, humb jetën në punë emigranti shqiptari

TE FUNDIT

Mbyllja e Gjirit të Hormuzit/ Kina: Jo ndikime negative në ekonominë botërore

Mbyllja e Gjirit të Hormuzit/ Kina: Jo ndikime negative në ekonominë botërore
23 Qershor, 2025

Kina bëri thirrje për një përpjekje më të madhe ndërkombëtare për të ulur tensionet në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit,...

Lexo më shumë

Ndotja akustike, policia kontrolle për nivelin e zhurmave në Durrës dhe Golem

Ndotja akustike, policia kontrolle për nivelin e zhurmave në Durrës dhe Golem
23 Qershor, 2025

Policia e Durrësit ka nisur kontrollet për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Durrësit dhe të Golemit. Në vijim...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët e më pas shkrumbohet plotësisht automjeti në Qafë-Thanë

Përfshihet nga flakët e më pas shkrumbohet plotësisht automjeti në Qafë-Thanë
23 Qershor, 2025

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje në afërsi të Qafë-Thanës, e për pasojë makina është djegur plotësisht. Siç...

Lexo më shumë

Bombardimet e SHBA/ Khamenei: Armiku sionist bëri një gabim të madh. Do ndëshkohen!

Bombardimet e SHBA/ Khamenei: Armiku sionist bëri një gabim të madh. Do ndëshkohen!
23 Qershor, 2025

Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, reagoi për herë të parë pas bombardimeve të SHBA, duke lëshuar një mesazh të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com