Kryeministri Edi Rama ka dalë këtë të premte në një konferencë për mediat.
I pyetur nga gazetarët për situatën në Kuvend, Rama tha se përveç shgarravitjes së imazhit të Shqipërisë opozita është në të drejtën e saj për të bërë zgjedhjet e veta.
Më tej ai theksoi se mazhoranca do të presë derisa drejtësia të bëjë drejtësi mbi ata që pengojnë forcërisht punën e të tjerëve.
“Përveç shgarravitjes së imazhit të Shqipërisë janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre. Parlamenti ka rregullat e veta, ka edhe kufizimet e veta. Në kushtet kur rregulloja e Parlamentit përjashton vetëm me 10 ditë edhe të një zjarrvënësi ne nuk na mbetet asgjë tjetër veç se me qetësi dhe durim të presim që edhe drejtësia të bëjë drejtësi mbi ata që pengojnë forcërisht ata që pengojnë punën e të tjerëve. Mënyra e ngritjes së komisioneve hetimore është vendosur qartësisht nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk do të mund të kishte shpallur komisione antikushtetuese hetimore, që do të thotë ka gabuar Kuvendi. Kur kuvendi të ngrejë një komision hetimor duhet ta ngrejë brenda një kornize kushtetuese. Nuk mund të ngresh komisione hetimore mbi thashetheme që ke ngritur vetë”-tha Rama./Opinion.al