SPAK do të kundërshtojë në Gjykatën e Lartë lirimin e Jamarbër Malltezit nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Mësohet se Prokuroria e Posaçme do t’i bëjë rekurs vendimit.
Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lehtësoi masën e sigurisë për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie.”
Ndërsa, për vetë Sali Berishën u la në fuqi e njëjta masë sigurie, detyrim paraqitjeje dhe ndalim i daljes nga vendi.
Nga ana tjetër një postim i bërë në rrjetet sociale nga Jamarbër Malltezi pas lirimit nga burgu, ka çuar SPAK të kryejë verifikime, nëse vendimi i Gjykatës së Apelit, që ndër te tjera detyron Malltezin mos të ketë kontakte me asnje person është duke u respektuar apo jo.