Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Opinion” ka sjellë detaje të reja lidhur nga operacioni i fundit i SPAK, ku mes të arrestuarve ka qenë edhe ish-Zv.drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani.
Lala tha se Breçani është arrestuar pak para ndeshjes pranë stadiumit kombëtar “Air Albania”.
“Është arrestuar në një nga hyrjet e stadiumit, pak para se të niste ndeshja dhe ka qenë në njërin nga psotblloqet e policisë në shoqërinë e stafit të kompanisë së tij të sigurisë fizike”, u shpreh Lala duke shtuar se po pranë stadiumit është arrestuar edhe oficeri i krimeve Dedan Gjoni, në shoqërinë e djalit të tij 10-vjeçar./Opinion.al