Futbollisti Armando Broja ka reaguar pas lajmeve që lidhen me një zënkë mes tij dhe trajnerit të Kombëtares Shqiptare Sylvinho.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, ai ka sqaruar se aludimet që qarkullojnë janë lajme të rreme.
Broja thotë se nuk ka luajtur me Kombëtaren për shkak të dëmtimit që ka pësuar, dëmtim që e ka penalizuar të luajë edhe me Chelsea.
“I gjithë ky lajm i rremë që qarkullon duke thënë se nuk më intereson ekipi kombëtar dhe se unë dhe menaxheri jemi zënë është gënjeshtër e plotë. Unë e dua kombëtaren me gjithë zemër, isha shumë i mërzitur që m’u desh të humbisja 1 vit të kombëtares për shkak të dëmtimit dhe më pëlqen të besoj se unë dhe menaxheri kemi një marrëdhenie shumë të mirë ku mund të flasim lirshëm dhe me respekt me njëri-tjetrin. Ai ka bërë një punë të mrekullueshme dhe jam personi më i lumtur që shoh Shqipërinë të kualifikohet për Gjermaninë. Kam shumë respekt për të gjithë stafin dhe lojtarët dhe menaxherin në Shqipëri. Ai nuk më zgjodhi mua jo sepse u prishëm bashkë, por thjesht sepse u lëndova dhe nuk isha në formë, nuk kam luajtur asnjë lojë qe nga kampi i fundit. Ishallah me fitore nesër”, shkruan Armando Broja./Opinion.al