Një 20-vjeçar me inicialet A. M. është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje, këmbësorin me iniciale S. K, 74 vjeç.
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 19:35, në unazën e qytetit.
“Në vijim të informacionit paraprak për një aksident rrugor të ndodhur mbrëmë, si pasojë e të cilit humbi jetën një 74-vjeçar (këmbësor), informojmë se: Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin S. K., 74 vjeç, banues në Elbasan, i cili për pasojë humbi jetën”, njofton policia.