Gjykata e Posaçme i ka dërguar një shkresë Kuvendit ku kërkon marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berishës.
Shkresa mban datën 10 nëntor 2023 dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit.
“Në zbatim të urdhrit të gjykatës për komunikimin e vendimit Nr.117 datë 26.10.2025, bashkëlidhur ju dërgojmë vendimin me nr. 117, datë 26.10.2023, e Gjykatës së Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, që i përket shtetasit Sali Berisha, me objekt marrjen ne pyetje të personit nën hetime me qëllim marrjen në dijeni nga ana juaj”, shkruhet në shkresë.
Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha është vënë nën hetim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, çështje për të cilën është arrestuar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Ndaj Berishës është vendosur masa “detyrim paraqitje” dhe iu është bllokuar pasaporta. Berisha nuk ka marrë pjesë në seancat e zhvilluara ndaj tij me argumentin se SPAK duhet t’i kishte marrë leje Kuvendit për vendosjen e masave shtrënguese ndaj tij, duke qenë se ai është deputet i kuvendit të Shqipërisë./Opinion.al