Në emisionin “Opinion” të së enjtes 2 nëntor 2023, është diskutuar tema “Përplasje dhe tymuese në parlament!”.
“Opinion” është ndalur te zhvillimet e fundit në Kuvend pas tensioneve, përplasjeve dhe hedhjes së flakadanëve në sallën ku zhvillohen seancat plenare.
Të ftuar në studio për të folur për këtë temë kanë qenë: Iris Luarasi, Ervin Salianji, Ervis Iljazaj, Andi Tela, Baton Haxhiu.
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka treguar një video të regjistruar sot në sallën e Kuvendit, në të cilën sipas tij shfaqet një person që mbante armë. Ky i fundit, deklaroi Salianji nuk dihet nëse ishte punonjës i Gardës, por do të identifikohet shumë shpejt.
Kjo temë është trajtuar në pjesën e parë dhe të dytë të “Opinion”, ndërsa në pjesën e tretë është transmetuar një histori suksesi e katër të rinjve, një gjerman dhe tre shqiptarë, që vendosin të kthehen nga studimet në Gjermani dhe të hapin një kompani që merret me panele diellore të quajtur “Vega solar”.