Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reshje të dendura shiu, si paraqitet situata e motit në vend

2023/11/04 at 11:14 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Reshje të dendura shiu, si paraqitet situata e motit në vend

Pothuaj i gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshjet e shiut, si pasojë e stuhisë Ciaran. Edhe pse gjatë mbrëmjes së djeshme pati një përmirësim të situatës së krijuar nga reshjet e dendura, ato kanë vijuar përgjatë gjithë natës.


Më të shumta këto reshje kanë qenë në zonën e Shqipërisë së Mesme, në Tiranë e Durrës, ku rrugët u mbuluan nga uji, gjatë ditës së djeshme. Por si paraqitet situata në vendin tonë?
Më poshtë keni një pasqyrim të qarqeve kryesore në vend.

Tirana – Krahasuar me dje, kryeqyteti është sot më i lehtësuar. Gjatë gjithë natës dhe sot vijojnë reshjet edhe pse me intensitet më të ulët se dje. Po punohet për pastrimin e rrugëve, pastrimin e kanalizimeve dhe heqjen e pemëve të shkulura pas stuhisë së fuqishme. Lumi Lana doli nga shtrati një ditë më parë, në zonën e Pallatit me Shigjeta. Sot situata është më e normalizuar. Kujtojmë se si pasojë e reshjeve, një pjesë e suvasë së një pallati u shkëput dhe u dëmtua në kokë një 37 vjeçar, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore.

Durrës – Në Durrës si pasojë e motit me erë të fortë në port është ndaluar lundrimi i anijeve të peshkimit dhe anijeve të tonazhit të ulët. Tragetet dhe sektorët e tjerë vijojnë punën normalisht. Në qytet si dhe në zonat periferike si pasojë e reshjeve gjatë natës ka pasur disa probleme në disa rrugë, të cilat janë mbuluar nga uji, por aktualisht situata është drejt përmirësimit dhe pa probleme.

Elbasan – Në Elbasan vazhdojnë reshjet e shiut. Situata në qark paraqitet pa shumë problematika. Akset rrugore Elbasan-Qafë Thanë, Gramsh-Moglicë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Stëblevë kanë pasur rënie inertesh e gurësh. Po punohet për largimin e tyre. Sipas gazetarit Fatos Salliu pavarësisht kësaj problematika nuk bëhet fjalë për mbyllje të akseve rrugore. Disa akse rurale të Bashkisë Librazhd dhe të bashkive Gramsh e Cërrik kanë pasur inerte dhe depërtim të ujërave në rrugë. Po ashtu ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në një pjesë të qytetit të Peqinit, rrethinat e Cërrikut, në Njësinë Administrative Labinot Mal, Funarë të Bashkisë Elbasan, Njësia Administrative Shalës e Mollas të Bashkisë Cërrik, Njësia Administratve Orenjë e Stëblevë të Bashkisë Librazhd dhe Njësia Administrative Poroçan të Bashkisë Gramsh. Po punohet për riparimin e defekteve.

Dibër – Reshje me intensitet të lartë ka pasur në Qarkun e Dibrës. Situata deri tani paraqitet pa probleme të mëdha. Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit ka pasur rënie inertesh në bypassin e Qafës së Murrizit dhe kalimi është bërë në njërin kah pjesërisht. Probleme nga gurët dhe inertet edhe në segmentin që lidh qytetin e Klosit me Rrugën e Arbrit, ndaj policia ka devijuar kalimin e mjeteve që vijnë nga Mati dhe Klosi në rrugën e vjetër. Raportohet se po punohet për pastrimin e rrugës.

Lezhë – Prej 24 orëve të fundit i gjithë qarku është përfshirë nga reshje intensive. Deri më tani nuk raportohet për shumë problematika. Gazetari Martin Marku raportoi për bllokimin e një familje në fshatin Rraboshtë, por me ndërhyrjen e Emergjencave Civile, situata u rregullua. Deri më tani nuk flitet për toka bujqësore të përmbytura. Kujtojmë që më herët Bashkia e Lezhës njoftoi banorët se sipas parashikimeve pritet reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Po ashtu, gazetari Marku mëson se në disa akse ka rënie intertesh dhe gurësh, por nuk raportohet për mbyllje të rrugëve.

Vlorë – Edhe në Vlorë kanë nisur reshje me intensitet shumë të lartë, erëra të forta, dallgë të larta dhe ulje të temperaturave. Megjithatë situata atje është e qetë dhe nuk ka problematika. Dje ka pasur rrugë të qytetit të mbushura me ujë, por situata është qetësuar pas disa orësh. Sipas gazetares Pamela Dhimaj, në akset kryesore të qytetit bregdetar pati shtim të trafikut, por situata u normalizua.

Shkodër – Ndërsa në Shkodër u bllokua rruga Theth-Ndërlysaj, e cila u arrit të lirohej nga inertet pas disa orësh punë.

Gjirokastër – 23 turistë francezë, gjermanë e polakë u bllokuan në hyrje të Kanionit të Langaricës, për shkak të daljes nga shtrati të lumit, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë. Ndërhyrja e forcave pjesëmarrëse në operacion bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e turistëve  dhe të mjeteve në parkun e përmbytur. Gjatë kryerjes së operacionit  të kërkim-shpëtimit nuk pati asnjë të lënduar. Turistët u  evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit.

Korçë – Mësohet se si pasojë e reshjeve është dëmtuar ura e fshatit Panarit në njësinë administrative Vithkuq të Bashkisë së Korçës. Deri më tani në këtë qark raportohen problematika në lidhje me furnizimin me energji elektrike.

Nisur nga situata autoritetet njoftuan se ekipet e Emergjencave Civile janë në terren për të garantuar rikthimin në normalitet, ndërsa sinoptikanët parashikojnë që stuhia të arrijë kulmin në orët në vijim. /tvklan

Etiketa: reshje shiu


Ju sugjerojmë

Situata kritike me zjarret në Gramsh, humb jetën një person në fshatin Kullollas
Aktualitet

Situata kritike me zjarret në Gramsh, humb jetën një person në fshatin Kullollas

12 Gusht, 2025 2:35 pm
Manastirliu inspekton investimin në Universitetin e Sporteve: Standard i ri për..
Aktualitet

Manastirliu inspekton investimin në Universitetin e Sporteve: Standard i ri për..

12 Gusht, 2025 2:31 pm
69% më shumë vizitorë në sitet arkeologjike e kulturore/ Më të preferuara…
Aktualitet

69% më shumë vizitorë në sitet arkeologjike e kulturore/ Më të preferuara…

12 Gusht, 2025 2:05 pm
Zjarret në vend, 9 vatra aktive
Aktualitet

‘THIRRJE URGJENTE!’, MM: Banorët në 3 fshatrat e Gramshit të largohen nga banesa

12 Gusht, 2025 1:43 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Aktualitet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 30 vjeçarja në Murriqan. Në kërkim autori

12 Gusht, 2025 1:31 pm
Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë
Aktualitet

(VIDEO) Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çlirimi vazhdon!

12 Gusht, 2025 1:10 pm
Shpëtoi të aksidentuarit/ Polici vlerësohet me Certifikatën për Shërbime të Dalluara
Aktualitet

Shpëtoi të aksidentuarit/ Polici vlerësohet me Certifikatën për Shërbime të Dalluara

12 Gusht, 2025 12:57 pm
Dy fronte të rrezikshme zjarri/ MM: Të evakuohen banorët e 3 fshatrave në Gramsh
Aktualitet

Dy fronte të rrezikshme zjarri/ MM: Të evakuohen banorët e 3 fshatrave në Gramsh

12 Gusht, 2025 12:38 pm
Deputetët sërish s’arrijnë marrëveshje,dështon për herë të 35 konstituimi i Kuvendit
Rajoni

Gjermania: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses në Kosovë kërcënon mirëqenien e…

12 Gusht, 2025 12:27 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Tiranë/ Plagosi me thikë komshiun gjatë një konflikti, arrestohet 46 vjeçari

12 Gusht, 2025 12:26 pm
Para
Stuhia “Ciaran”, Peleshi: Reshjet vijojnë, por situata paraqitet normale

Stuhia “Ciaran”, Peleshi: Reshjet vijojnë, por situata paraqitet normale

Italia operacion me Shqipërinë/Sekuestrohen 2 Call-center, u vodhën miliona euro

Lihet në burg bosi i “call center”-ave

Shisnin drogë pranë një shkolle në Krujë/ Arrestohen dy persona, procedohet një i mitur

Shisnin drogë pranë një shkolle në Krujë/ Arrestohen dy persona, procedohet një i mitur
















TE FUNDIT

Situata kritike me zjarret në Gramsh, humb jetën një person në fshatin Kullollas

Situata kritike me zjarret në Gramsh, humb jetën një person në fshatin Kullollas
12 Gusht, 2025

Këtë të martë, një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e zjarreve në Gramsh. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur...

Lexo më shumë

Manastirliu inspekton investimin në Universitetin e Sporteve: Standard i ri për..

Manastirliu inspekton investimin në Universitetin e Sporteve: Standard i ri për..
12 Gusht, 2025

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e pistës së atletikës dhe fushës...

Lexo më shumë

69% më shumë vizitorë në sitet arkeologjike e kulturore/ Më të preferuara…

69% më shumë vizitorë në sitet arkeologjike e kulturore/ Më të preferuara…
12 Gusht, 2025

Jo vetëm bregdeti tërheq vizitorë të shumtë në vendin tonë, por edhe sitet arkeologjike dhe kulturore. Referuar të dhënave zyrtare,...

Lexo më shumë

‘THIRRJE URGJENTE!’, MM: Banorët në 3 fshatrat e Gramshit të largohen nga banesa

Zjarret në vend, 9 vatra aktive
12 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka reaguar sërish në një postim në rrjetet sociale duke bërë një thirrje urgjente për banorët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com