Kreu i SPAK, Altin Dumani, prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me zyrtarë amerikan si dhe agjentët e FBI-së.
Së fundmi Dumani është takuar edhe me Ndihmës Sekretari Jim O’Brien dhe ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri, Juri Kim.
Ka qenë Ndihmës Sekretari Jim O’Brien, ai i cili nëpërmjet një reagimi në platformën “X”, ka ndarë momente nga takimi, ndërsa shkruan se “reforma në drejtësi që jep rezultate reale për popullin shqiptar duke treguar me veprime se askush nuk është mbi ligjin”.
“I kënaqur që takova shefin e SPAK-ut, Altin Dumanin. Është mbresëlënëse të shohësh reformën në drejtësi që jep rezultate reale për popullin shqiptar, duke treguar me veprime se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, e cila është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, shkruhet në postimin e O’Brien./opinion.al
Pleased to meet SPAK Chief Altin Dumani. Impressive to see justice reform delivering real results for the Albanian people, showing through actions that no one is above the law. The US will continue to strongly support justice reform, which is essential for Albania’s future in the… pic.twitter.com/wPU82xbyMI
— Assistant Secretary Jim O’Brien (@StateEUR) November 3, 2023