Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ishte grevë!” Kaosi në Kuvend, Berisha: Të vendosur të sakrifikojmë veten

2023/11/02 at 11:06 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ishte grevë!” Kaosi në Kuvend, Berisha: Të vendosur të sakrifikojmë veten

Në një prononcim për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi atë që ndodhi në Kuvend një formë greve e opozitës.

Ndër të tjera, ai tha se nuk janë autorizuar nga zgjedhësit që të veprojnë si marioneta, duke theksuar se ky është vetëm fillimi.

“Ju patë sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile dhe një grevë të përkohshme. Protesta është grevë, grevë-protestë në parlament nga deputetët e opozitës me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave të tyre kushtetuese. Ne, po e përsëris edhe njëherë, jemi opozita e të drejtave të mohuara si kurrë ndonjëherë në 32 vite. Edi Rama i ka mohuar opozitës kërkesën kushtetuese të firmosur me 35 firma deputetësh për ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare. Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e pseudomazhorancës. Kjo kërkesë diktohet nga Kushtetuta si detyrim për ngritjen e komisioneve sapo të mblidhen 35 firma apo të firmosë një e katërta e parlamentit. Kjo kërkesë nuk mund të mohohet kurrë. Kjo kërkesë mohohet sepse ne epiqendër të këtij hetimi, pa diskutim do vendoset edhe Edi Rama. Nuk mund të pranojë Edi Rama kërkesën për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit, sepse anëtari i familjes së tij, thjeshtra, e cila në çdo kod është anëtar familje, vazhdon prej 7 vitesh të marrë tendera nga sektori publik dhe të pasurohet duke përdorur në këtë mënyrë pushtetin e thjeshtrit. Ligji për konfliktin e interesit përcakton rreth të ngushtë bashkëshorten, bashkëshortin, bashkëjetuesen, bashkëjetuesin dhe fëmijët dhe prindërit e tyre.

Edi Rama nuk mund të lejojë të hetojë konfliktin e interesit, sepse ai ka sarajet e Surrelit në një kohë kur kishte të deklaruara gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë në ILDKP.  Edi Rama nuk mund të pranojë se parku i shtëpisë së tij prej 5 mijë metër katror, ka deklaruar se është blerë me çmime simbolike. Se burimet e ndërtimit të këtyre sarajeve, sipas zonjës Rama janë paratë e librit ‘Kurbanit’. Imagjinoni një libër që pjell saraje me lekët që fiton, sot në botë nuk ekziston. Plus që nuk ka asnjë faturë tatimore që të justifikojë këtë mashtrim publik. Edi Rama deklaron se sarajet e tij kanë origjinë paratë e emigracionit. Nuk ka asnjë faturë, asnjë transfertë bankare të parave të emigracionit të Edi Ramës, që të justifikojë ndërtimin e sarajave. Pra, kemi të bëjmë me shfrytëzim pushteti si kryebashkiak dhe kryeministër për ndërtimin e një parajse në Surrel. E njëjtë është situata me pallatin 5-katësh në sheshin e pallateve. Nuk ekziston asnjë faturë e vetme financiare, bankare, tatimore e çfarëdolloji. Është ndërtuar, thotë zonja Rama, me para gjaku. Nuk besoj se vëllai i saj është marrë me gjak apo gjëra të tilla. Sa implikon vëllain e saj, i them zonjës të tregojë se kush ta ndërtoi dhe si u shpërblye, se nuk e di se vëllai i saj të jetë trafikant apo vrasës serial. Jo, nuk kam dëgjuar.

Kjo ishte grevë. Ne shpallëm një grevë të përkohshme, aq sa do të vazhdonte turpi i Parlamentit. Ne nuk kemi punë me to, por me Ramën dhe Ballën, ai është kriminel më i poshtër se Bajrajt dhe Çelajt. Ne nuk heqim dorë, këta e kanë gabim. Ky është vetëm fillimi. Ne jemi të vendosur të sakrifikojmë veten sepse janë shkelur të drejtat e atyre që përfaqësojmë dhe ne duhet të jemi linja e parë dhe duhet të qëndrojmë. Kjo sakrificë, do të vazhdojnë deri në rikthimin e të drejtave tona kushtetuese. Të drejtën e opozitës për të pasur kryetarin, plotësimi i këtyre kushteve”, tha Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
Kronikë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

22 Qershor, 2025 6:24 pm
Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite
Bota

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite

22 Qershor, 2025 6:19 pm
Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona
Kronikë

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

22 Qershor, 2025 6:16 pm
Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin
Bota

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin

22 Qershor, 2025 5:54 pm
Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan
Bota

Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan

22 Qershor, 2025 5:37 pm
Lufta në Rripin e Gazës, mbi 200 viktima në 48 orët e fundit
Bota

Lufta në Rripin e Gazës, mbi 200 viktima në 48 orët e fundit

22 Qershor, 2025 5:23 pm
Para
Mbi 3.600 fëmijë palestinezë të vrarë gjatë tre javësh luftë

Mbi 3.600 fëmijë palestinezë të vrarë gjatë tre javësh luftë

Tensionet në Kuvend, Bardhi mbledh me urgjencë grupin parlamentar të PD

Tensionet në Kuvend, Bardhi mbledh me urgjencë grupin parlamentar të PD

Kuvendi miratoi ligjet mes kaosit dhe tymueseve, Nikolla mbyll pas rreth 30 minutash seancën

Tymueset në sallë, Policia e Tiranës mbërrin në Parlament

TE FUNDIT

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
22 Qershor, 2025

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i kanë bërë thirrje Iranit të shmangë çdo veprim që mund të...

Lexo më shumë

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
22 Qershor, 2025

Festa e titullit kampion në elitën e futbollit në Alergji, është kthyer në tragjedi, ku 3 tifozë ndërruan jetë, ndërsa...

Lexo më shumë

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
22 Qershor, 2025

Franca e mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo është konfirmuar edhe njëherë nga ambasadorja franceze në Shqipëri,...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
22 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konfliktin e armatosur Izrael-Iran. Në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com