Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit u shpreh se “maxhoranca mund të përjashtojë deputetët, po popullin nuk e përjashton sot kurrë”.
Berisha theksoi se do të vijojnë aksionin e tyre duke përdorur çdo formë të rezistencës dhe për të mbrojtur pluralizmin në Kuvend.
“Maxhoranca mund të përjashtojë, po popullin nuk e përjashton sot kurrë. Beteja jonë është pa kthim, do përdoren të gjitha format. Do mbrojmë pluralizmin demokratik. Nuk ka parlamentet dhe parlamentarë të cilët përfaqësojnë opozitën dhe nuk mund të hartojnë ligje, të krijojnë komisione hetimore dhe nuk mund të marrin dokumente që u duhen për të kryer funksionin e tyre”, tha Berisha./Opinion.al