Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komentoi jashtë gjykatës për gjyqin e tij, Trump gjobitet me 10 mijë dollarë

2023/10/25 at 9:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fushata e republikanëve në zgjedhjet paraprake

Një gjykatës i gjykatës së Nju Jorkut ka gjobitur ish-presidentin amerikan Donald Trump me 10 mijë dollarë, pasi ish-presidenti akuzohet se kishte shkelur një urdhër të kufizuar në gjyqin e tij për mashtrim civil.

Sipas mediave të huaja, ishte hera e dytë në më pak se një javë që Trump penalizohej për komentet e tij jashtë gjykatës.

Përpara se të vendoste gjobën e fundit, gjyqtari Arthur Engoron thirri Trumpin nga tryeza e mbrojtjes për të dëshmuar rreth komentit të tij para gazetarëve. Trump dhe avokatët e tij thanë se komenti kishte të bënte me nëpunësin Michael Cohen.

Engoron më 3 tetor kishte urdhëruar të gjithë pjesëmarrësit në gjyq që të mos komentonin publikisht në lidhje me stafin e tij, një kufizim i lëshuar pas një postimi të Trump në mediat sociale që shante nëpunësin.

Gjykatësi kishte urdhëruar Trump të hiqte atë post dhe ai e realizoi, gjë që ish-presidenti vuri në dukje në gjykatë të mërkurën. Por ai postim kishte mbetur në uebsajtin e tij të fushatës për javë të tëra, duke shkaktuar një gjobë prej 5,000 dollarësh për Trump të premten e kaluar.

Tre nga avokatët e Trump kundërshtuan gjobën prej 10,000 dollarësh  me argumentin se nëpunësi ishte i njëanshëm.

Cohen punoi si avokat i Trump për shumë vite, përpara ndjekjes penale federale të tij në vitin 2018, pranimit të fajësisë dhe dënimit me burg për evazion fiskal, dhënie të deklaratave të rreme për një kërkesë kredie bankare, gënjeshtra në Kongres dhe kontribute të paligjshme në fushatën e Trump.

Ai tani është një dëshmitar kyç në çështjen civile të Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James kundër Trump./Opinion.al

Etiketa: akuzadonald trumpgjobe

Ju sugjerojmë

Rama paralajmëron shtrirjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë
Kryesore

Rama paralajmëron shtrirjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë

20 Shtator, 2025 12:33 pm
Kaos në aeroportet europiane, sulmet kibernetike vonojnë dhe anulojnë fluturimet
Bota

Kaos në aeroportet europiane, sulmet kibernetike vonojnë dhe anulojnë fluturimet

20 Shtator, 2025 12:19 pm
Rama prezanton ministrin e Drejtësisë:Të konsolidojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor
Kryesore

Rama prezanton ministrin e Drejtësisë:Të konsolidojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor

20 Shtator, 2025 12:06 pm
Shëndetësia/ Rama: Partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI
Kryesore

Shëndetësia/ Rama: Partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI

20 Shtator, 2025 11:08 am
Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt
Kryesore

Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt

20 Shtator, 2025 10:30 am
Prostitucion në një lokal në Fier, pranga 3 organizatorëve e 2 shtetaseve nga Uganda
Kronikë

Prostitucion në një lokal në Fier, pranga 3 organizatorëve e 2 shtetaseve nga Uganda

20 Shtator, 2025 10:26 am
KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja
Politikë

KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja

20 Shtator, 2025 10:00 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ U kap duke transportuar pako me kokainë, arrestohet 22-vjeçari

20 Shtator, 2025 9:48 am
“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare

20 Shtator, 2025 8:55 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 shtator 2025

20 Shtator, 2025 8:22 am
Para
Republikani Mike Johnson zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

Republikani Mike Johnson zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

Akuzat ndaj Berishës, Shkullaku: SPAK lëvizi politikisht

Akuzat ndaj Berishës, Shkullaku: SPAK lëvizi politikisht

Lorenc Vangjeli për akuzat e SPAK ndaj Berishës: Janë 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Lorenc Vangjeli për akuzat e SPAK ndaj Berishës: Janë 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

TE FUNDIT

Rama paralajmëron shtrirjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë

Rama paralajmëron shtrirjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë
20 Shtator, 2025

Sot kryeministri Edi Rama ka prezantuar ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, ku u evidentuan prioritetet e këtij institucioni gjatë 4-vjeçarit të...

Lexo më shumë

Kaos në aeroportet europiane, sulmet kibernetike vonojnë dhe anulojnë fluturimet

Kaos në aeroportet europiane, sulmet kibernetike vonojnë dhe anulojnë fluturimet
20 Shtator, 2025

Aeroportet kryesore evropiane kanë përjetuar ndërprerje të rënda që nga nata e të premtes, pasi një sulm kibernetik goditi Collins...

Lexo më shumë

Rama prezanton ministrin e Drejtësisë:Të konsolidojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor

Rama prezanton ministrin e Drejtësisë:Të konsolidojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor
20 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama po prezanton ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili merr detyrën nga paraardhësi Ulsi Manja. Gjatë fjalës së...

Lexo më shumë

Shëndetësia/ Rama: Partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI

Shëndetësia/ Rama: Partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI
20 Shtator, 2025

Gjatë prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala, kryeministri Edi Rama vendosi fokusin tek implementimi i Inteligjencës Artificiale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com