Ditën e sotme zhvillohet gjyqi për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg që prej 12 majit për akuzën e blerjes së votave.
Ndërsa pritej nisja e seancës, dy persona kanë protestuar para GJKKO duke ngritur një banderolë në të cilën shkruhet “Beleri në jug, Radoiçiçi në veri”.
Kujtojmë se avokatët e Fredi Belerit kërkuan pavlefshmëri totale të dosjes së prokurorisë.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, i akuzuar për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”./Opinion.al