Gjykatat e Shkodrës është blinduar ditën e sotme, pasi po mbahet seanca gjyqësore ndaj Igor Kokunov, 59-vjeçari i arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, i kërkuar nga Interpoli Ndërkombëtar rus.
Sipas BW, masa të rrepta sigurie janë ndërmarrë për shkak të informacioneve se bandat e Beogradit mund të ndërhyjnë për lirimin e tij.
Kokunov akuzohet për afro 30 vrasje në Rusi, ndërsa cilësohet edhe si koka e grupeve kriminale në Beograd, kryeqytetin e Serbisë. Gjatë qëndrimit në burgun e Reçit ka patur informacione se bandat serbe mund të ndërhynin për arratisjen e tij.