Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Organizata Evropiane për Studime Bërthamore hap një qendër të re

2023/10/22 at 9:57 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Organizata Evropiane për Studime Bërthamore hap një qendër të re

Laboratori i Qendrës Evropiane të Studimit Bërthamor në Gjenevë, një nga qendrat më të mëdha të copëtimit të atomeve në botë, i njohur si CERN, ka hapur një qendër të re studimi. Qendra e re, e quajtura “Porta e Shkencës”, shpreson t’i bëjë konceptet e ndërlikuara shkencore të kuptueshme dhe frymëzuese për të gjithë të njerëzit e moshës 5 vjeç e lart.

Për të pritur më mirë dhjetëra mijëra turistë në vit, drejtuesit e Organizatës Evropiane për Studime Bërthamore thonë se përmirësimi i infrastrukturës dhe hapja e një qendre të re në laboratorin, që ndodhet pranë kufrit franko-zviceran, ishin të nevojshme.

“Me qendrën “Porta e Shkencës”, ne duam të zgjerojmë mundësitë për arsimin shkencor, që i ofrojmë publikut”, shpjegon drejtorja Fabiola Gianotti, e cila për ndërtimin e qendrës së re angazhoi arkitektin italian Renzo Piano.

Hyrja në qendrën e re do të jetë falas dhe një nga qëllimet kryesore të saj është “frymëzimi i të rinve që të ndjekin një karrierë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë”, thotë Gianotti.

Deri tani, Qendra Evropiane për Studime Bërthamore, CERN, ishte në gjendje të plotësonte vetëm 150 mijë nga 300 mijë kërkesat për vizita nga turistët në vit. Hapja e qendrës së re, “Porta e Shkencës” do ta bëjë të mundur pritjen e 500 mijë vizitorëve në vit, thotë Gianotti.

Në ceremoninë e hapjes së qendrës së re, përveç zonjës Gianotti dhe zotit Piano, morën pjesë edhe personalitete të tjera, duke përfshirë fotografin e famshëm brazilian Sebastiao Salgado dhe John Elkann, kryetarin e prodhuesit të makinave, “Stellantis”, i cili financoi pothuajse gjysmën e projektit.

I tërhequr nga projekti, arkitekti Renzo Piano thotë se ai gjithmonë fillimisht i viziton vendet para se të projektojë një strukturë të re.

“Pra, erdha në CERN, vizitova laboratorët, bisedova me njerëz dhe shencëtarë dhe e kuptova se atyre u duhej një urë e vërtetë, por metaforike, që lidh botën e një shkencëtari me botën e jashtme.”

Arktitekti Piano thotë se ai ishte “i prekur” nga puna “e pabesueshme” e shkencëtarëve të Qendrës Evropian për Studime Bërthamore, që eksplorojnë gjithçka, nga grimcat më të vogla atomike deri tek teoria “Big Bang”, gjë që ndihmon për të kuptuar “se Toka është një anije kozmike e vogël, në të cilën ndodhen të gjithë njerëzit.”

Qendra CERN, e cila ka një përshpejtues gjigant të grimcave, që ndodhet në një lak nëntokësor 27 kilometra të gjatë rreth qytetit të Gjenevës, tërhoqi vëmendjen e globit në vitin 2012 pasi shkencëtarët e saj konfirmuan ekzistencën e grimcës Higgs, të ashtuquajturën “grimca e Zotit”.

Qendra “Porta e Shkencës” u projektua në vitin 2018 dhe ndërtimi i saj, që kushtoi 110 milionë dollarë, filloi pak më shumë se dy vjet më parë.

CERN po përgatit një projekt shumëvjeçar miliarda dollarësh për të ndërtuar një “Përshpejtues Rrethor të së Ardhmes” me një tunel rreth 100 kilometra të gjatë. Shkencëtarët shpresojnë që puna për ndërtimin e platformës së re do të përfundojë në vitin 2040./ VOA

Etiketa: GjeneveQendra Evropiane e Studimit Bërthamor

Ju sugjerojmë

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit
Kryesore

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit

28 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi

28 Dhjetor, 2025 9:35 pm
Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët
Aktualitet

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët

28 Dhjetor, 2025 8:18 pm
Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu
Aktualitet

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu

28 Dhjetor, 2025 8:05 pm
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit
Kryesore

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit

28 Dhjetor, 2025 7:24 pm
Provokimet ruse, Polonia investon mbi 2 miliardë euro në sistemin anti-dron
Bota

Provokimet ruse, Polonia investon mbi 2 miliardë euro në sistemin anti-dron

28 Dhjetor, 2025 5:52 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Elbasan/ Humb jetën një person, arrestohet drejtuesi i mjetit

28 Dhjetor, 2025 5:48 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Orët e fundit të zgjedhjeve në Kosovë, Kurti thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni

28 Dhjetor, 2025 5:42 pm
New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime
Bota

New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime

28 Dhjetor, 2025 4:52 pm
Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot
InstaBIZ

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

28 Dhjetor, 2025 3:49 pm
Para
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023

Horoskopi ditor, e hënë 23 tetor 2023

Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë

Bien temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot në vendin tonë

SHBA e gatshme të përgjigjet nëse trupat e saj bëhen cak i luftës Izrael-Hamas

SHBA e gatshme të përgjigjet nëse trupat e saj bëhen cak i luftës Izrael-Hamas

TE FUNDIT

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit
28 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është më i thelli në historinë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi
28 Dhjetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Lëvizja...

Lexo më shumë

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët
28 Dhjetor, 2025

Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre...

Lexo më shumë

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu
28 Dhjetor, 2025

Qeveria shqiptare pritet të miratojë së shpejti një amnisti penale për Vitin e Ri. Këtë nismë e ka komunikuar Ministri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com