“E.GO”, makina elektrike në pronësi të familjes Destani nga Tetova është listuar në bursën e Nju Jorkut.
Po ashtu, Kompania është listuar në NASDAQ, bursën zyrtare amerikane. NASDAQ është bursa me qarkullimin më të madh në SHBA, me seli në New York.
Ky është rasti i parë që një kompani ku pjesë më e madhe e aksionerëve janë shqiptarë listohet në bursë.
Kompania Next.e.Go ka nisur iniciativën për investim edhe në Maqedoni të Veriut, ku edhe janë hedhur edhe themelet e objektit, teksa pritet të ndërtohen veturat elektrike, të cilat do të shiten në tregun evropian dhe të vendit.