Pasi Izraeli vendosi kufizime të moshës, vetëm 5 mijë palestinezë arritën ta falën namazin e xhumasë në Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.
Forcat izraelite kontrolluan identitetin e palestinezëve para namazit të xhumasë.
Sidomos burrat nën moshën 65 vjeç dhe gratë nën moshën 50 vjeç që dëshironin të shkonin në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor për të falur namazin e xhumasë në Aksa nuk u lejuan, shkruan Anadolu.
Një zyrtar nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit, tha se “Oborri i xhamisë ishte pothuajse bosh dhe vetëm 5 mijë njerëz arritën të faleshin”.
Administrata izraelite kishte vendosur një kufizim moshe për ata që dëshironin të falnin namazin e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa këtë javë, siç bëri javën e kaluar. Policia izraelite kishte ngritur barrikada rreth Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor, ku ndodhet xhamia Al-Aksa.
Kujtojmë se numri i të vdekurve në Gaza për shkak të bombardimeve të vazhdueshme të Izraelit është rritur në 4.137, thanë sot zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e rrethuar.
Numri i të plagosurve është rritur në 13.300, tha zëdhënësi i ministrisë Ashraf Qudra në një konferencë për shtyp, duke shtuar se mbi 1.000 të tjerë janë të zhdukur./Opinion.al