Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkozë të Tiranës.
Mësohet se disa persona të armatosur i kanë bërë prit një të riu, i cili në momentin e ngjarjes ndodhej në makinë.
Edhe pse personat e armatosur kanë qëlluar në drejtim të tij, i riu nuk është prekur nga plumbat.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shkozës, në Tiranë, ku disa persona i kanë bërë atentat një të riu.
Sipas “BalkanWeb”, i riu është dhunuar edhe fizikisht, Aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.