Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paketa e Sigurisë/ Balla në Kavajë: Bashkëpunim me autoritetet për garantimin e sigurisë në shkolla

2023/10/18 at 5:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Paketa e Sigurisë/ Balla në Kavajë: Bashkëpunim me autoritetet për garantimin e sigurisë në shkolla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja kanë vizituar një nga gjimnazet e qytetit, për të parë nga afër zbatimin e masave të Paketës së Sigurisë në Shkolla.

Në fjalë e tij për stafin arsimor dhe gjimanzistët e pranishëm, Balla ritheksoi domosdoshmërinë e krijimit të një koalicioni të gjerë, me shumë aktorë e institucione për të garantuar më shumë siguri për nxënësit e fëmijët.

“Arsyeja themelore për të cilën jam këtu është pjesa që lidhet me paketën e  sigurisë në shkolla. Ju e dini fare mirë se na duhet të bashkëpunojmë më të gjitha autoritetet dhe këtu bashkëpunimi me bashkinë është tepër i rëndësishëm për gjithçka që lidhet me garantimin e  perimetrit të sigurisë. Nuk kam asnjë dyshim që brenda oborrit të shkollës dhe brenda shkollës nuk ka pasur dhe nuk ka për të pasur problematika. Shqetësimi im është pjesa përtej gardhit, rruga e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe tani që ikin nga shkolla me të mbaruar mësimi dhe që lidhet me një fenomen që nuk ekziston vetëm në Shqipëri por ekziston në të gjithë botën, por që është kthyer sot në një kërcënim për fëmijët e që lidhet me përdorimin e lëndëve narkotike”, tha Balla. 

Ndërkohë, Balla tha se është shumë i sigurt që mësuesit jua kanë shpjeguar me dhjetëra herë nxënësve se përdorimi i kanabisit, lëndëve psikotrope, janë të dëmshme, ndërsa theksoi edhe ndalimin e përdorimit të oksidit të azotit.

“Edhe oksidi i azotit, nëse përdoret në sasi të pakontrolluar, dhe ne do ta vendosim në ligj dhe vendimet e qeverisë që ajo të mos përdoret. Pastaj kanabisi është po ashtu i dëmshëm. Jo vetëm që ju heq mendjen nga mësimi, por ju heq mendjen nga të gjitha. Në këtë këndvështrim na duhet të krijojmë një koalicion. Unë gjej rastin ta falënderoj kryetarin e bashkisë së Kavajës për bashkëpunimin, sepse do na duhet me bashkinë të rrisim kamerat e sigurisë pothuajse në të gjithë territorin e perimetrit të sigurisë pranë kësaj shkolle dhe në të gjitha shkollat e Kavajës”, tha Balla.

Ndër të tjera, Balla theksoi nevojën dhe domosdoshmërinë  e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve./Opinion.al

Etiketa: siguria në shkollataulant balla

Ju sugjerojmë

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet
Kryesore

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet

9 Maj, 2025 9:16 pm
Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!

9 Maj, 2025 9:11 pm
Rama në takimin e fundit me socialistët: 78 mandate janë 100% të sigurta!
Kryesore

Rama në takimin e fundit me socialistët: 78 mandate janë 100% të sigurta!

9 Maj, 2025 9:03 pm
Berisha falënderim për LaCivitën: Shkallmove Ramën duke i rënë tavolinës me grushte!
Kryesore

Berisha falënderim për LaCivitën: Shkallmove Ramën duke i rënë tavolinës me grushte!

9 Maj, 2025 8:57 pm
Tubimi i PS, Spiropali: Evropa, thirrje shpirtërore!
Politikë

Tubimi i PS, Spiropali: Evropa, thirrje shpirtërore!

9 Maj, 2025 8:51 pm
LaCivita nga takimi përmbyllës: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje!
Kryesore

LaCivita nga takimi përmbyllës: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje!

9 Maj, 2025 8:42 pm
Takimi përmbyllës i PS, Balla falenderim për votuesit nga diaspora
Politikë

Takimi përmbyllës i PS, Balla falenderim për votuesit nga diaspora

9 Maj, 2025 8:32 pm
Mitingu përmbyllës i PD-së, anëtari i parlamentit britanik: Fitorja është pranë!
Politikë

Mitingu përmbyllës i PD-së, anëtari i parlamentit britanik: Fitorja është pranë!

9 Maj, 2025 8:23 pm
Belind Këlliçi: Pas vetëm 48 orësh Shqipëria do të jetë një vend më i mirë!
Politikë

Belind Këlliçi: Pas vetëm 48 orësh Shqipëria do të jetë një vend më i mirë!

9 Maj, 2025 8:10 pm
Takimi i PS, Manasterliu: Të rinjtë besojnë në vizionin e Shqipërisë europiane
Kryesore

Takimi i PS, Manasterliu: Të rinjtë besojnë në vizionin e Shqipërisë europiane

9 Maj, 2025 8:02 pm
Para
U gjet e vdekur poshtë urës së ‘Dajlanit’,policia:U vra me thikë, shoqërohen 17 persona

Plagosja në Kamëz/ Autori dhe i plagosuri kanë qenë shok, dyshohet se...

OKB bën thirrje për armëpushim humanitar në Rripin e Gazës

OKB bën thirrje për armëpushim humanitar në Rripin e Gazës

Hamasi lëshon raketa drejt Izraelit disa minuta pas largimit të Biden

Hamasi lëshon raketa drejt Izraelit disa minuta pas largimit të Biden

TE FUNDIT

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet
9 Maj, 2025

Në këtë miting përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh qytetarëve...

Lexo më shumë

Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!

Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!
9 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga takimi përmbyllës i fushatës në Tiranë, përcolli një mesazh për të  rinjtë shqiptarë....

Lexo më shumë

Rama në takimin e fundit me socialistët: 78 mandate janë 100% të sigurta!

Rama në takimin e fundit me socialistët: 78 mandate janë 100% të sigurta!
9 Maj, 2025

Kryeminisrti Edi Rama po mban fjalimin e tij përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Kryesocialisti u shpreh...

Lexo më shumë

Berisha falënderim për LaCivitën: Shkallmove Ramën duke i rënë tavolinës me grushte!

Berisha falënderim për LaCivitën: Shkallmove Ramën duke i rënë tavolinës me grushte!
9 Maj, 2025

Kryetari i PD-së Sali Berisha po zhvillon mbrëmjen e sotme takimin përmbyllës elektoral të opozitës në Bulevardin e Ri në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com