Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Malësinë e Madhe.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bajzë, pranë kufirit me Malin e Zi, ndërsa nga të shtënat ka mbetur i plagosur një shtetas i huaj.
Sipas informacioneve, personi i plagosur është nga Afganistani.
Deri më tani rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe autoritetet policore.