Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Evakuimi i palestinezëve, katastrofë humanitare”/ Shefi i OKB-së: Edhe luftërat kanë rregulla

2023/10/14 at 8:33 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Evakuimi i palestinezëve, katastrofë humanitare”/ Shefi i OKB-së: Edhe luftërat kanë rregulla

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, teksa po vazhdon konflikti midis Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit.

Ai tha më 13 tetor se “edhe luftërat kanë rregulla”, duke paralajmëruar kundër përdorimit të pengjeve si mburoja njerëzore.

“Situata në Gazë ka arritur në një nivel të ri të rrezikshëm”, tha Guterres, para se Këshilli i Sigurimit i OKB-së të takohet për të diskutuar për situatën.

“Na duhet qasje e menjëhershme në mbarë Gazën, në mënyrë që të mund të dërgojmë karburante, ushqim dhe ujë për të gjithë ata që kanë nevojë”, tha ai.

Guterres shtoi se në Rripin e Gazës, që është i bllokuar, sistemi i shëndetësisë është buzë kolapsit.

Thirrjet e Guterres vijnë pasi autoritetet izraelite kanë paralajmëruar 1.1 milion palestinezë që të largohen për në jug të Rripit të Gazës, mes frikës se Izraeli do të nisë një sulm tokësor në këtë territor.

Guterres tha se “ligji ndërkombëtar dhe ligji për të drejtat e njeriut duhet të respektohen. Civilët duhet të mbrohen dhe asnjëherë nuk duhet të përdoren si mburoja njerëzore”.

“Është e rëndësishme që të gjitha palët – dhe ato që kanë ndikim mbi to – të bëjnë gjithçka që këta hapa të arrihen”.

Lidhur me paralajmërimin për evakuimin e palestinezëve, Guterres tha se një eksod i tillë do të shkaktonte “katastrofë humanitare”.

Që nga sulmet e koordinuara nga ajri, toka dhe deti që Hamasi kreu më 7 tetor ndaj Izraelit, ky i fundit ka bombarduar Gazën dhe e ka rrethuar këtë territor. Autoritetet izraelite kanë thënë se do të mposhtin Hamasin.

Ky grup militant udhëheq Gazën që nga viti 2007 dhe pas paralajmërimit të izraelit për evakuim, u ka bërë thirrje palestinezëve në Rripin e Gazës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Si pasojë e dhunës, mijëra persona janë vrarë në Izrael dhe Gazë. Po ashtu, afër 150 pengje janë marrë nga militantët e Hamasit./REL

Etiketa: Antonio Guterresizraelluftepalestine

Ju sugjerojmë

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
Rajoni

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

20 Korrik, 2025 9:40 pm
“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare
Rajoni

“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare

20 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm
Aktualitet

Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm

20 Korrik, 2025 8:50 pm
Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

DW: Shtrenjtim i cigareve në vendet e BE

20 Korrik, 2025 8:29 pm
Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie

20 Korrik, 2025 8:12 pm
32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

20 Korrik, 2025 7:54 pm
Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
Bota

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

20 Korrik, 2025 7:38 pm
Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari
Aktualitet

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari

20 Korrik, 2025 7:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Ishte me pushime në Shëngjin/ I riu bie nga ballkoni, dërgohet te Spitali i Traumës

20 Korrik, 2025 7:00 pm
5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë
Rajoni

5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë

20 Korrik, 2025 6:46 pm
Para
Izraeli bëri thirrje për evakuim/ Banori i Gazës: Ku të shkojmë? Na bombardojnë çdo natë pa mëshirë!

Izraeli: Hamasi po mban peng 120 civilë

1913/ Pse shqiptarët nuk luftojnë kundër serbëve, përgjigja e Isa Boletinit

1913/ Pse shqiptarët nuk luftojnë kundër serbëve, përgjigja e Isa Boletinit

I dënuar me mbi 19 vite burg në Itali, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë

I dënuar me mbi 19 vite burg në Itali, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë

TE FUNDIT

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
20 Korrik, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë...

Lexo më shumë

“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare

“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare
20 Korrik, 2025

“Arti më i fuqishëm është ai që të bën ta pyesësh veten: çfarë do të bëja unë në vendin e...

Lexo më shumë

Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm

Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm
20 Korrik, 2025

Mali i Moravës është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e kësaj të diele. Flakët fillimisht kanë nisur në një...

Lexo më shumë

DW: Shtrenjtim i cigareve në vendet e BE

Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
20 Korrik, 2025

Komisioni i BE-së do të vendosë tatime më të larta për produktet e duhanit. Industria paralajmëron për çmime në stratosferë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com