Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmi në Banjskë, Gjermania kërkon zbardhjen e ngjarjeve dhe qetësimin e situatës

2023/10/11 at 3:51 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi në Banjskë, Gjermania kërkon zbardhjen e ngjarjeve dhe qetësimin e situatës

Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, ka thënë të mërkurën se ngjarjet e 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës duhet të sqarohen dhe se gjendja duhet të qetësohet.

“Situata aktuale nuk është e qëndrueshme për njerëzit në veri të Kosovës, e as për njerëzit në Serbi dhe Kosovë në përgjithësi”, tha Konrad.

Ajo tha se është e rëndësishme të krijohen kushte për rikthimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sa më shpejt që të jetë e mundur, për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013, duke përfshirë edhe krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si dhe zbatimin e dy marrëveshjeve të arritura këtë vit në Bruksel dhe Ohër.

Konrad, po ashtu, theksoi domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në komunat e Kosovës me shumicë serbe dhe kthimin e përfaqësuesve politikë të serbëve në institucionet e Kosovës.

Pas sulmit kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë, ku u vranë një polic dhe tre sulmues, nga Bashkimi Evropian (BE) u dërguan sinjale se masat ndaj Serbisë janë të mundshme, nëse vërtetohet se ajo ka lidhje me këtë sulm.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”.

Më 2 tetor, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Brukseli është në pritje të rezultateve të plota të hetimeve, që ta ketë një pasqyrë të qartë të asaj që ka ndodhur dhe se, në bazë të asaj, vendet anëtare do të marrin vendime, përfshirë edhe ndonjë masë të mundshme kundër Serbisë.

Masa ndaj Serbisë kërkuan në të njëjtën ditë kryeministrat e Kroacisë dhe Shqipërisë, Andrej Plenkoviç dhe Edi Rama.

Paraprakisht, presidenti serb Aleksandar Vuçiç kishte deklaruar se sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ia ka përmendur një mundësi të tillë në një bisedë telefonike./REL

Etiketa: Banjskëgjermanikosove

Ju sugjerojmë

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
Bota

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA

6 Qershor, 2025 9:51 am
Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet
Rajoni

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet

6 Qershor, 2025 9:42 am
“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
Bota

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

6 Qershor, 2025 9:06 am
Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

6 Qershor, 2025 8:53 am
58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Para
Akademia e Sigurisë/ Shtyhet deri më datë 31 Tetor afati i aplikimit

Akademia e Sigurisë/ Shtyhet deri më datë 31 Tetor afati i aplikimit

Gaza mbetet pa energji elektrike, del jashtë funksionit centrali i vetëm

Gaza mbetet pa energji elektrike, del jashtë funksionit centrali i vetëm

Vuçiç: Dikush nga Serbia na spiunoi te Borrell, kjo nuk kishte ndodhur kurrë

Vuçiç: Dikush nga Serbia na spiunoi te Borrell, kjo nuk kishte ndodhur kurrë

TE FUNDIT

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
6 Qershor, 2025

Gjatë takimit të tij të parë me presidentin amerikan Donald Trump, Kancelari gjerman Friedrich Merz u mundua ta bindi Trumpin...

Lexo më shumë

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Ajo ka...

Lexo më shumë

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
6 Qershor, 2025

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në...

Lexo më shumë

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
6 Qershor, 2025

Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump? Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com