Kryesia e Lulzim Bashës vendosi mbrëmjen e sotme të përjashtojë nga PD, Gazment Bardhin. Në vendin e saj, kryesia deklaron se Bardhi nuk respekton institucionet e partisë dhe se po ndjek një agjëndë personale duke bashkëpunuar me Sali Berishën.
Pas këtë vij vendimi, Bardhi ka reaguar gjatë një interviste në “Syri Tv”, duke thënë se nuk e shqetëson ky vendim. Bardhi tha se sa herë që mblidhen grupi i Bashës, zvogëlohet PD.
“Janë të vetmit njerëz që mbledhin vetëm për të përjashtuar. unë nuk i njoh si strukturë, ata janë disa individ privat që sillen si kryesia e partisë. Nuk kanë asnjë lidhje me PD. Ky vendim ka të bëjë me faktin që pas katër muajsh që hedhin baltë dhe në momentin që më pa në sy e më tha je aleancë e kullave, i tregova se kush kishte përfituar nga kulla. ndërkohë që ne bënim betejë me Ramën, Basha i kishte futur në xhep dy kate të një kullë. Të paktën dy kate i kam të provuara me letra”,-tha Bardhi./Opinion.al