Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë sulmues të infiltruar nga Libani

2023/10/09 at 4:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë sulmues të infiltruar nga Libani

Ushtarët izraelitë, të mbështetur me helikopterë, kanë vrarë të paktën dy persona të armatosur që kaluan kufirin nga Libani të hënën, tha ushtria. Ky është një sinjal për hapjen e një fronti të ri, përderisa forcat izraelite po vazhdojnë përleshjet me militantët palestinezë të Hamasit në Gaza.

Granatime me artileri dhe të shtëna me armë janë dëgjuar në kufirin jugor të Libanit me Izraelin, afër qytetit Dajra, raportoi televizioni Al-Manar, që është medium i lëvizjes Hezbollah.

Raportohet se grupi i personave të armatosur u afruan pranë kufirit dhe hapën zjarr ndaj ushtarëve izraelitë.

Përmes një deklarate, lëvizja Hezbollah – që ka mbështetjen e Iranit – mohoi përfshirjen në “çfarëdo përleshjeje midis anëtarëve të rezistencës dhe Izraelit armik, apo çfarëdo përpjekjeje për infiltrim” në Izrael.

Ushtria izraelite tha se helikopterët ushtarakë “aktualisht janë duke kryer sulme në zonën” afër kufirit.

Që nga 7 tetori, Izraeli është duke u përleshur me militantët palestinezë të Hamasit, të cilët kryen një sulm masiv nga Gaza.

Më 8 tetor, Hezbollahu mori përgjegjësinë për një sulm me raketa dhe artileri në fermat Sheba, të pushtuara nga Izraeli, duke thënë se është “në solidaritet” me popullin palestinez. Ndaj këtij sulmi, Izraeli u kundërpërgjigj me sulme në Liban.

Izraeli ka shpallur gjendje lufte dhe ka thirrur afër 300.000 rezervistë për të luftuar kundër Hamasit, teksa numri i viktimave në Izrael dhe Gaza ka shkuar mbi 1.000.

Po ashtu, autoritetet izraelite kanë urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës, territor i cili udhëhiqet nga Hamasi që nga viti 2007.

Si Hamasi, ashtu edhe Hezbollahu, njihen si organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore./ REL

Ju sugjerojmë

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit
Aktualitet

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit

14 Qershor, 2025 11:46 am
Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari!
Aktualitet

Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari!

14 Qershor, 2025 11:32 am
Hapet laborator i ri ushtarak në Spitalin e Traumës
Aktualitet

Hapet laborator i ri ushtarak në Spitalin e Traumës

14 Qershor, 2025 11:10 am
Kryeministri Rama publikon videon dhe prezanton deputetët fitues të qarkut Dibër
Politikë

Kryeministri Rama publikon videon dhe prezanton deputetët fitues të qarkut Dibër

14 Qershor, 2025 10:53 am
Lëvizte me armë zjarri dhe kokainë në automjet,policia arreston 38-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri dhe kokainë në automjet,policia arreston 38-vjeçari në Tiranë

14 Qershor, 2025 10:31 am
Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael gjatë natës
Bota

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael gjatë natës

14 Qershor, 2025 10:23 am
Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”
Te Fundit

Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”

14 Qershor, 2025 10:15 am
Përplasja me Wagner, Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm për shqiptarët në Rusi
Aktualitet

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, MEPJ: Nuk ka shqiptarë të lënduar!

14 Qershor, 2025 10:07 am
Hill: SHBA nuk do të ndërhyjë më!Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
Rajoni

Hill: SHBA nuk do të ndërhyjë më!Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

14 Qershor, 2025 9:56 am
Ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet, ekspertët shohin fundin e krizës
Bota

Ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet, ekspertët shohin fundin e krizës

14 Qershor, 2025 9:44 am
Para
Turqia përgatitet të marrë komandën e KFOR-it

Turqia përgatitet të marrë komandën e KFOR-it

Nis rrethimi i plotë i Gazës, Izraeli thërret 300 mijë rezervistë

Nis rrethimi i plotë i Gazës, Izraeli thërret 300 mijë rezervistë

Grupi i Hamasit i rrëmbeu gruan dhe fëmijët, babai: Nuk e di në çfarë kushtesh po mbahen

Grupi i Hamasit i rrëmbeu gruan dhe fëmijët, babai: Nuk e di në çfarë kushtesh po mbahen

TE FUNDIT

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit
14 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për...

Lexo më shumë

Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari!

Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari!
14 Qershor, 2025

Një 25-vjeçar i akuzuar për tentativë vrasjeje është ekstraduar nga Spanja. Sipas njoftimit të policisë, ai akuzohet se në vitin...

Lexo më shumë

Hapet laborator i ri ushtarak në Spitalin e Traumës

Hapet laborator i ri ushtarak në Spitalin e Traumës
14 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, inspektoi laboratorin e ri ushtarak në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës....

Lexo më shumë

Kryeministri Rama publikon videon dhe prezanton deputetët fitues të qarkut Dibër

Kryeministri Rama publikon videon dhe prezanton deputetët fitues të qarkut Dibër
14 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video-prezantuese të deputetëve fitues në qarkun e Dibrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com