Ushtria izraelite po përgatitet që të luftojë gjatë. Lajmin e pohoi shefi i ushtrisë vendase, i cili tha se po i përgjigjet Hamasit, drejtpërdrejtë, ndonëse i quajti krime monstruoze ato që luftëtarët e Hamasit po bëjnë, që është veç vrasjes, edhe rrëmbimi i grave dhe fëmijëve.
“Shteti i Izraelit dhe ushtria tashmë po i përgjigjen sulmeve kriminale dhe të pamëshirshme të hamasit. Hyrja e terroristëve deri tek shtëpitë private të civilëve dhe marrja peng e grave dhe fëmijëve, është terrorizëm i tmerrshëm dhe në kufjtë e ekstremitetit. Ne do vazhdojmë të përgjigjemi. E di që këto 2 ditë kanë qenë shumë të vështira. Çmimi që po paguajmë është i lartë. E di që keni shumë pyetje. Por e rëndësishmja është që ne e dimë sesi do përgjigjemi, edhe ushtarakisht dhe e dimë si do t’i zgjidhim problemet. Ne kemi civilë, forca të sigurisë, ushtarë tanë të vrarë, të plagosur e të tjerë tashmë në dorë të armikut. Kjo është koha për luftë, jo për një operacion, jo për një raund, por koha për luftë. Dhe në këtë luftë, Izraeli është i fortë, do të veprojnë me këmbëngulje dhe do të fitojë dhe do të realizojë qëllimet. Për ne, e ardhmja është e qartë, jemi përgatitur të luftojmë për gjatë”, deklaroi Herzi Halevi, shefi i ushtrisë izraelite.