Dhjetra izraelitë po mbahen peng nga lëvizja Hamas në Gaza, sipas një zëdhënësi ushtarak izraelit.
Nënkoloneli Richard Hecht tha gjatë një konference për shtyp të hënën se “dhjetëra” njerëz u morën peng, duke përfshirë civilë të moshuar, familje dhe fëmijë.
Hecht tha se sulmi i Hamasit gjatë fundjavës kishte qenë “i paprecedentë” dhe ai nuk mund të përjashtonte mundësinë që luftëtarët ende po kalonin kufirin dhe po hynin në territorin izraelit. Hamasi tha të dielën se kapi më shumë se 100 persona. Ajo ka thënë se kërkon lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite rreth 4,500 të burgosur në këmbim të robërve izraelitë.
Sipas ambasadorit izraelit në Shtetet e Bashkuara, një numër i panjohur i qytetarëve amerikanë janë mes pengjeve. Diplomati, Michael Herzog, u pyet në CBS News nëse kishte amerikanë në mesin e ushtarëve dhe civilëve që grupi militant palestinez rrëmbeu në jug të Izraelit.
“Në këtë kohë, ne mund të konfirmojmë vdekjen e nëntë shtetasve amerikanë. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për viktimat dhe familjet e të gjithë të prekurve dhe i urojmë të plagosurve një shërim të shpejtë. Ne vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër dhe qëndrojmë në kontakt me partnerët tanë izraelitë, veçanërisht autoritetet lokale”, tha zëdhënësi në një deklaratë.
SHBA vazhdon të mbledhë informacione për shtetasit amerikanë të përfshirë në konflikt.
Ndërkohë, një ligjvënës francez tha se të paktën tetë shtetas francezë ishin të zhdukur, të konfirmuar të vdekur ose të marrë peng në dhunën e fundit në Izrael.
Ministria e Jashtme e Francës tha të dielën në mbrëmje se një franceze ishte vrarë në sulmin e Hamasit në Izrael, duke shtuar se nuk kishte mundur të gjente disa shtetas të tjerë./Opinion.al