Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Inteligjenca Artificiale po kontribuon në rënien e lirisë në internet”

2023/10/05 at 7:59 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Inteligjenca Artificiale po kontribuon në rënien e lirisë në internet”

Inteligjenca artificiale po kontribuon në rënien e lirisë globale të internetit, sipas raportit vjetor të organizatës Freedom House, i cili zbuloi se liria globale e internetit shënoi rënie për të 13-tin vit radhazi. Për rënien e lirisë së internetit, raporti fajëson edhe mjetet më tradicionale të shtypjes, të përdorura nga regjimet autoritare.


“Nuk është befasuese që liria globale e internetit ra për të 13 vit radhazi këtë vit”, thotë Allie Funk, bashkëautore e raportit. “Përparimet në Inteligjencën Artificiale nga viti i kaluar po e thellojnë vërtet krizën e lirisë së internetit.”

Nga 70 vendet e analizuara në raport, të cilat përbëjnë 88 për qind të popullsisë së përdoruesve të internetit në botë, në 55 vende njerëzit u përballën me pasoja ligjore për shprehjen e pikëpamjeve në internet, duke pasqyruar një rënie globale të demokracisë.

I publikuar të mërkurën, raporti shpjegon se Kina ka mjedisin më të keq në botë për lirinë e internetit për të nëntin vit radhazi. Por Mianmari, i përfshirë nga një grusht shteti ushtarak dy vjet e gjysmë më parë, doli në vendin e dytë. Irani, ndërkohë, përjetoi rënien më të madhe të lirisë së internetit që nga viti i kaluar.

Inteligjenca Artificiale është në qendër të vëmendjes që kur kompania OpenAI nxorri në treg platformën ChatGPT gati një vit më parë. Që atëherë, përparimet e shpejta në Inteligjencën Artificiale kanë shtuar sfidat me të cilat përballet interneti, që tashmë ishte nën kërcënim prej vitesh.

“Ndërsa Inteligjenca Artificiale ka shumë përdorime vërtet të mira për shoqërinë, si në fushën e mjekësisë, përdorimi i saj po rrit edhe shkallën dhe efikasitetin e shtypjes dixhitale. Dhe kjo mund të shihet në fushat e përgjimit, censurës dhe dezinformimit”, tha zonja Funk për Zërin e Amerikës.

Shpresa ishte që programet si ChatGPT do të krijonin kushtet për përdoruesit e internetit që të anashkalojnë kontrollet e informacionit nga shteti dhe të kenë qasje në materiale të pacensuruara. Në vend të kësaj, “më shumë qeveri do të jenë të interesuara për të kontrolluar platformat e Inteligjencës Artificiale (si ChatGPT) dhe prodhimin e tyre”, thotë zonja Funk.

Disa qeveri po bllokojnë qasjen tek këto platforma, duke kontrolluar rezultatet e tyre dhe duke i detyruar kompanitë të përdorin Inteligjencën Artificiale për të hequr përmbajtjen nga platformat me një ritëm që njerëzit nuk mund ta kapin.

Një mënyrë tjetër se si qeveritë mund të përdorin këto platforma, që funksionojnë me Inteligjencë Artificiale, për të censuruar informacionet është duke kontrolluar drejtpërdrejt të dhënat e tyre të trajnimit.

“Kina është me të vërtetë pioniere në këtë qasje”, thotë zonja Funk.

Programet me Inteligjencë Artificiale të kompanive kineze, si Ernie Bot i kompanisë Baidu dhe Tongyi Qianwen i kompanisë Alibaba, janë të detyruar të zbatojnë kontrolle të rrepta të përmbajtjes dhe të sigurojnë “të vërtetën, saktësinë, objektivitetin dhe diversitetin” e të dhënave të trajnimit, të parashikuara me ligj nga qeveria e Kinës. Kjo do të thotë se kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme si Tajvani, Xinjiangu dhe Sheshi Tiananmen, këta platforma përsërisin propagandën shtetërore ose nuk ofrojnë asnjë informacion.

Ky manipulim i platformave të Inteligjencës Artificiale në Kinë po ndodh në një sfond të shtypjes më të gjerë në internet.

“Populli kinez jeton nën një sistem censurimi dhe mbikëqyrjeje që është më ekstrem se kudo tjetër në botë”, thotë Kian Vesteinsson, analist i çështjeve të teknologjisë dhe demokracisë në organizatën Freedom House.

Autoritetet në Kinë i përdorin këto mjete për të burgosur gazetarët dhe kritikët e tyre dhe për të hequr nga interneti përmbatjet kritike.

Në përgjigje të një kërkese për koment, zëdhënësi i Ambasadës Kineze në Uashington mohoi se mjedisi i internetit në Kinë është shtypës.

“Interneti i Kinës është falas, i hapur dhe i rregullt”, tha zëdhënësi. “Është legjitime që Kina, si shtet sovran, të menaxhojë internetin në përputhje me ligjin, në mënyrë që të mbrojë të drejtat dhe interesat e drejta dhe të ligjshme të qytetarëve dhe kompanive.”

Nga Kamboxhia deri në Turqi, zgjedhjet vazhduan të jenë një çështje e rëndë e shtypjes dixhitale gjatë vitit të kaluar, pasi udhëheqësit në detyrë u përpoqën të kontrollonin rrjedhën e informacionit për të lëvizur votat në favor të tyre, thotë analisti Kian Vesteinsson.

“Këto taktika po shfaqen në të gjithë spektrin demokratik të vendeve të botës”, thotë ai. Kjo prirje që do të jetë veçanërisht shqetësuese në zgjedhjet e vitit 2024 në Indi, Indonezi, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara.

Fituesja e çmimit Nobel, Maria Ressa, ka paralajmëruar se bota do ta dijë nëse demokracia “rron apo vdes”, në fund të vitit 2024.

Autorja e raportit mbi lirinë e internetit, Allie Funk thotë se, përpara këtyre zgjedhjeve të rëndësishme, nevojiten më shumë rregulla dhe transparencë nga kompanitë e Inteligjencës Artificiale për të zbutur dëmet e mundshme.

Raporti jep një pasqyrë të zymtë të gjendjes së lirisë së internetit, por ai ofron edhe lajme pozitive.

Për zonjën Funk, një zhvillim i madh pozitiv gjatë vitit të kaluar ka qenë lëvizja e rëndësishme për të reduktuar përdorimin e programeve përgjuese. Në mars, për shembull, presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të kufizuar agjencitë qeveritare nga përdorimi i programeve komerciale të përgjimit, që mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe të dëmtojnë të drejtat e njeriut.

Analisti Kian Vesteinsson gjen shpresë në mënyrën se si teknologët në mbarë botën po mobilizohen për t’iu kundërvënë censurës dhe programeve të përgjimit.

Populli kinez gjithashtu “ka demonstruar rezistencë frymëzuese” ndaj masave shtypëse të qeverisë, shtoi zoti Vesteinsson, duke theksuar protestat në fund të vitit 2022 kundër politikave të ashpra të Kinës për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Ky mobilizim shkaktoi një ndryshim relativisht të rrallë të politikës në nivel kombëtar”, tha ai. “Edhe në këtë mjedis thellësisht shtypës, njerëzit ende po i gjejnë këto rrugë për të shprehur veten dhe për të nxitur lëvizjet për ndryshim.”/ VOA



Ju sugjerojmë

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
Bota

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

16 Dhjetor, 2025 6:38 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kur do mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 6:20 pm
PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe
Sport

PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe

16 Dhjetor, 2025 5:37 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Aktualitet

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha: Rama po e mbron

16 Dhjetor, 2025 4:44 pm
Kapen marijuanë në Janinë/ Shqiptarja përplaset me policinë, u dëmton automjetet
Kronikë

Kapen marijuanë në Janinë/ Shqiptarja përplaset me policinë, u dëmton automjetet

16 Dhjetor, 2025 3:27 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama:Do të mbajmë një qëndrim të drejtë

16 Dhjetor, 2025 3:10 pm
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
Aktualitet

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

16 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Emrat/ Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, kush do ta zëvendësojë

16 Dhjetor, 2025 2:36 pm
SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai
Kryesore

SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai

16 Dhjetor, 2025 2:33 pm
Nga 7 janari “Fontana di Trevi” në Romë do të jetë me pagesë
Bota

Nga 7 janari “Fontana di Trevi” në Romë do të jetë me pagesë

16 Dhjetor, 2025 2:24 pm
Para
Albana Vokshi shkon në tavolinën e Lindita Nikollës, deputetët e PD bllokojnë foltoren e parlamentit

Albana Vokshi shkon në tavolinën e Lindita Nikollës, deputetët e PD bllokojnë foltoren e parlamentit

3-vjeçari vdiq pas ndërhyrjes së tij, mjeku: Prindërit firmosën për kryerjen e anestezisë

3-vjeçari vdiq pas ndërhyrjes së tij, mjeku: Prindërit firmosën për kryerjen e anestezisë

Video skandali, ilaçet e rrezikshme digjen në oborrin e kopshtit: Plasin si bombë

Video skandali, ilaçet e rrezikshme digjen në oborrin e kopshtit: Plasin si bombë
















TE FUNDIT

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
16 Dhjetor, 2025

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ka thënë në një intervistë me organizatën mediatike amerikane Newsmax se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro...

Lexo më shumë

Kur do mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun

U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
16 Dhjetor, 2025

Këtë të premte, datë 19 dhjetor 2025, mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për...

Lexo më shumë

PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe

PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe
16 Dhjetor, 2025

Paris St-Germain është urdhëruar të dëmshpërblejë ish-lojtarin e saj, Kylian Mbappe me 60 milionë euro, për shkak të rrogave të...

Lexo më shumë

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha: Rama po e mbron

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
16 Dhjetor, 2025

Pas kërkesës së SPAK për arrestimin e zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka reaguar dhe lideri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com