Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Iran/ Arrestohet se nuk kishte shami, adoleshentja dhunohet nga policia dhe përfundon në gjendje kome

2023/10/04 at 5:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Iran/ Arrestohet se nuk kishte shami, adoleshentja dhunohet nga policia dhe përfundon në gjendje kome

Një adoleshente iraniane është në gjendje kritike pas një konfrontimi me autoritetet në metronë e Teheranit për një shkelje të ligjit të hixhabit, sipas Reuters.

Rasti i Armita Geravand është shumë i ndjeshëm, duke ngritur shqetësime se 16-vjeçarja mund të ndërrojë jetë si Mahsa Amini, një vajzë 22-vjeçare, e cila vdiq vitin e kaluar kur ishte në paraburgim nga policia morale. Vdekja e saj shkaktoi muaj protestash mbarëkombëtare.
Geravand tani është në koma, njoftoi të martën Organizata Hengaë për të Drejtat e Njeriut.

Zyrtarët e Republikës Islamike mohojnë se ka pasur një takim mes policisë dhe Geravand, duke pretenduar se vajzës i ra të fikët “për shkak të presionit të ulët të gjakut”.

Lajmi për shtrimin në spital të Geravand filloi të përhapet të dielën kur gazetari iranian me bazë në Londër, Farzad Seifikaran, shkroi në rrjete sociale se adoleshentja dhe miqtë e saj u ndaluan nga policia pasi dyshohet se nuk mbanin shami.

Një deklaratë nga autoriteti i metrosë së Teheranit mohoi të kishte ndodhur një sulm fizik. Pamjet e CCTV të publikuara nga agjencia, të cilat dukej se ishin të redaktuara, tregojnë një grup vajzash adoleshente që hyjnë në metro pa veshur shami. Një nga vajzat më pas nxirret nga metroja pa ndjenja.

Ngjarja vjen më shumë se një vit pasi 22-vjeçari Amini u arrestua nga policia pasi dyshohet se nuk kishte respektuar plotësisht rregullat e detyrueshme të hixhabit. Gjatë ndalimit, Amini ra në mënyrë misterioze në koma dhe më pas vdiq në spital.

Vdekja e saj tragjike shkaktoi protesta të përgjakshme mbarëkombëtare të cilat përfshinë vendin për muaj të tërë. Dhjetëra mijëra u arrestuan dhe mbi 500 njerëz u vranë në protesta, siç raportoi grupi i të drejtave të njeriut në Iran në prill. Protestat kundër regjimit shpërthyen edhe në Paris, Stamboll dhe qytete të tjera anembanë botës.

Ndërkohë shumica e protestuesve shprehen në rrjetet sociale shqetësimin se 16-vjeçarja mund të jetë një tjetër Mahsa Amini./Opinion.al

Etiketa: Irankomaligjshami

Ju sugjerojmë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Politikë

PD dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale

16 Tetor, 2025 3:41 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri 25-vjeçari në Tiranë

16 Tetor, 2025 3:36 pm
Berisha: Ish-drejtuesit e UÇK do marrin pafajësinë, Rama i ka duart e zeza
Kryesore

Berisha: Ish-drejtuesit e UÇK do marrin pafajësinë, Rama i ka duart e zeza

16 Tetor, 2025 1:48 pm
Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës
Aktualitet

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës

16 Tetor, 2025 12:15 pm
Zegjineja “qorton” deputetët e opozitës: Ua, ç’është kjo paçavure
Politikë

Zegjineja “qorton” deputetët e opozitës: Ua, ç’është kjo paçavure

16 Tetor, 2025 11:38 am
Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

16 Tetor, 2025 11:14 am
Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë
Aktualitet

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë

16 Tetor, 2025 10:22 am
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Aktualitet

Protesta për ish-krerët e UÇK, Vetëvendoje: Rama loboi për Specialen

16 Tetor, 2025 10:16 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump autorizon CIA-n për operacione në Venezuelë

16 Tetor, 2025 9:41 am
Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale
Kryesore

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

16 Tetor, 2025 8:52 am
Para
Kroaci/ Përfshihet nga flakët depoja e plastikës, tymi toksik mbulon zonën (VIDEO)

Kroaci/ Përfshihet nga flakët depoja e plastikës, tymi toksik mbulon zonën (VIDEO)

Habit Ed Sheeran: Kam tymosur kanabis me Snoop Dogg, s’po shihja nga sytë

Habit Ed Sheeran: Kam tymosur kanabis me Snoop Dogg, s’po shihja nga sytë

Botërori 2030 do të mbahet në 6 shtete dhe 3 kontinente, FIFA zyrtarizon formatin e ri

Botërori 2030 do të mbahet në 6 shtete dhe 3 kontinente, FIFA zyrtarizon formatin e ri

TE FUNDIT

PD dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
16 Tetor, 2025

PD ka dorëzuar sot kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale, që mbahen më...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë zjarri 25-vjeçari në Tiranë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
16 Tetor, 2025

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë mbikalimit të Domjes. Gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur...

Lexo më shumë

Berisha: Ish-drejtuesit e UÇK do marrin pafajësinë, Rama i ka duart e zeza

Berisha: Ish-drejtuesit e UÇK do marrin pafajësinë, Rama i ka duart e zeza
16 Tetor, 2025

Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për përfshirje në “skenarët e errët” kundër drejtuesve të luftës çlirimtare....

Lexo më shumë

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës
16 Tetor, 2025

Lëvizja Vetëvendosje ka vijuar replikat me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në një tjetër reagim të fundit po sot, një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com