Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Britania shton trupat në Kosovë

2023/10/02 at 6:44 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Britania shton trupat në Kosovë

Britania do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë, në përgjigje të shqetësimeve për situatën e sigurisë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës në veri.


Në një njoftim të qeverisë britanike thuhet se sekretari i Mbrojtjes Grant Shapps pas një kërkese nga Komandanti i Lartë i NATO-s në Evropë dhe miratimit nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, do të vendosë rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në ditët në vijim, për t’iu bashkuar kontingjentit britanik prej 400 trupash tashmë në vend si pjesë e një stërvitjeje vjetore.

Admirali Sir Tony Radakin, Shef i Shtabit të Mbrojtjes, citohet të ketë thënë se ky vendim “demonstron përgjegjshmërinë e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar” dhe se zgjerimi i mbështetjes për forcat e KFOR-it “nënvizon përkushtimin tonë të palëkundur ndaj NATO-s dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Të premten NATO-ja njoftoi se ka miratuar forca shtesë për Kosovën, duke theksuar se KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.

Të dielën me 24 shtator një grup i armatosur serb sulmoi policinë e Kosovës duke vrarë një oficer të policisë dhe plagosur një tjetër. Më pas grupi hyri me forcë në manastirin ortodoks në fshatin Banjskë në veri duke vazhduar të qëllojë mbi policinë. Përleshja përfundoi kur shumica e sulmuesve u arratisën. Tre nga sulmuesit e armatosur mbetën të vrarë.

Ngjarjet e së dielës janë cilësuar si sulm terrorist nga institucionet e Kosovës dhe diplomatët perëndimorë. Kosova akuzon Beogradin për organizmin dhe pajisjen e grupit të sulmuesve, ndërsa Serbia mohon përfshirjen në ngjarjen që nxiti shqetësime të reja ndërkombëtare për qëndrueshmërinë në rajon.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shprehën shqetësimin lidhur me njoftimet se Serbia ka grumbulluar trupa ushtarake në kufirin me Kosovës, duke i bërë thirrje asaj për tërheqjen e menjëhershme të tyre.

Qeveria e Kosovës po ashtu i bëri thirrje Serbisë për çmilitarizimin e zonës kufitare.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mohoi sërish të dielën njoftimet për një grumbullim ushtarak përgjatë kufirit me Kosovën, duke u ankuar për siç tha një “fushatë gënjeshtrash” kundër vendit të tij.

Rreth 4 mijë e 500 trupa të udhëhequra nga NATO-ja janë të vendosur në Kosovë. Shtatëqind trupa shtesë u dërguan në Kosovë në fillim të qershorit pas trazirave të dhunshme të 29 majit kur mbi 90 pjesëtarë të këtij misioni mbetën të plagosur në përleshje me grupe protestuesish serbë që kundërshtonin zbatimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale në komunat veriore./ VOA



Ju sugjerojmë

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Para
Berisha: Rama bashkëpunëtor i Vuçiç, mbështet projektin për ndarjen e Kosovës

Berisha: Rama bashkëpunëtor i Vuçiç, mbështet projektin për ndarjen e Kosovës

Deputeti gjerman: Mobilizimi i ushtrisë serbe, sulm i qartë ndaj Evropës

Deputeti gjerman: Mobilizimi i ushtrisë serbe, sulm i qartë ndaj Evropës

104-vjeçare garon për titullin si “parashutistja më e vjetër në botë”

104-vjeçare garon për titullin si “parashutistja më e vjetër në botë”
















TE FUNDIT

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
6 Qershor, 2025

Sot, 6 qershor, myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
6 Qershor, 2025

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë mot të...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
6 Qershor, 2025

Dashi Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë shumë emocionuese. Marrëdhënia me partnerin do të jetë...

Lexo më shumë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com