Një 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik nga policia është shpallur në kërkim pasi rezulton autor i një vjedhjeje të një kasafortë në afërsi të rrugës Siri kodra( Musa Agolli) në Tiranë.
Sipas Klan News, mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e dielë më datë 1 Tetor.
Siç shihet edhe nga video më poshtë, hajduti shfaqet duke ngjitur shkallët për të kryer vjedhjen e kasafortës në banesën e një kryefamiljareje të vetme. Autori ngjitet me skafandër. Pasi hyn në banesë dhe merr kasafortën, hajduti zbret qetësisht, po me skafandër në kokë.
E njëjta skemë është përdorur dhe herë të tjera nga 33-vjeçari.
Ai është arrestuar disa herë për veprën penale të vjedhjes. Hera e fundit ishte 1 vit më parë kur kreu një grabitje të ngjashme me grabitjen e fundjavës.