Një arbitër mbeti i plagosur rëndë gjatë Lojërave Aziatike, pasi një atlet hodhi aksidentalisht në drejtim të tij një çekiç, gjatë garës së kësaj disipline.
Këmba e arbitrit Huang Qinhua u thye dhe u mbush me gjak, kur çekiçi 7.2 kg i hedhur nga kuvajtiani Ali Zankawi e goditi gjatë garës, ndonëse qe jashtë rrethimit.
Atleti 39-vjeçar shkoi menjëherë tek arbitri për t’i kërkuar falje dhe për të parë gjendjen e tij. 62-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni.