Ministria e Brendshme e Turqisë ka deklaruar se dy terroristë kryen një sulm me bombë para ndërtesave ministrore në Ankara, duke shtuar se njëri prej tyre hodhi veten ne erë, ndërsa tjetri u neutralizua nga forcat turke.
Shpërthimi ndodhi vetëm disa orë përpara se parlamenti të mblidhej. Ndërkaq mediat e huaja kanë publikuar momentin e shpërthimit pranë Ministrisë së Brendshme në Ankara.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha në rrjetet sociale se dy oficerë të policisë turke u plagosën lehtë gjatë incidentit që ndodhi në orën 9:30 të dielën.
Nuk dihet deri tani se kush mund të jenë sulmuesit. Grupet militante kurde dhe të ekstremit të majtë, si dhe Shteti Islamik kanë kryer sulme vdekjeprurëse nëpër Turqi në të kaluarën.
Ankara’da bombalı saldırı girişimi…
Çatışma anları ortaya çıktı pic.twitter.com/ECGPChpxHm
— Hürriyet.com.tr (@Hurriyet) October 1, 2023
Ankara’daki saldırı girişimi sonrası #patlama anı böyle görüntülendi pic.twitter.com/sko0XW3pjh
— Hürriyet.com.tr (@Hurriyet) October 1, 2023