Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbërthehet Artan Tafani, tregon me detaje krimet: Na u lut që të mos e vrisnim, por…

2023/09/30 at 6:02 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbërthehet Artan Tafani, tregon me detaje krimet: Na u lut që të mos e vrisnim, por…

Artan Tafani ka treguar me detaje ngjarjet kriminale ku ai ka marrë pjesë bashkë me anëtarët e tjerë të grupit të Laert Haxhiut.


39-vjeçari u ka treguar edhe motivet e vrasjeve të kryera nga grupi i tij. Tafani u tha hetuesve se Alban Semakun, ushtarin e Aldo Bares, e vranë pasi Laerti kishte mësuar se Semaku ka deklaruar se ai do të vriste njerëzit e familjes së tij.

“Alban Semakun e njihja më herët dhe e dija që ai konsumonte heroinë. Atë ditë e gënjeva duke i thënë hajde se do të gjej unë heroinë se e kam të fshehur në një vend. Kam shkuar e kam marrë me makinë tek lagjia e tij dhe pastaj shkuam në Peqin. I thashë që e kam fshehur në një mur tek disa ferra dhe ai nisi të kërkojë për heroinën. Në këtë moment e qëlluam me një plumb në kokë dhe dy në trup. Pasi e vramë e lamë trupin e tij në ferra dhe ikëm”.

Për vrasjen e Çajup Selimit, Tafani i tha se bashkë me 5 persona të tjerë e bënë në këmbim të një pagese.

“Porosinë për të vrarë Çajup Selimin e mori Laerti dhe me sa kujtoj e kishin paguar 50 mijë Euro. Çajupin e vramë në shkallët e pallatit ku jetonte. Ersiano Abedini dhe Bujar Abedini ishin ata që na mbanin në kontakt për lëvizjet e Çajupit. Në vrasje morën pjesë edhe Lulzim Spahia e Ligor Romaçka”.

Sipas Tafanit, Laert Haxhiu nuk kurseu as njerëzit e tij. Në dosjen hetimore, thuhet se Fridman Xhaferaj u vra me urdhër të kushëririt të tij Laert Haxhiu, një ditë pas vrasjes së biznesmenit Çajup Selimi.

“Fridmani i kishte kërkuar Laertit që ta ndihmonte dhe nëse nuk e ndihmonte do të fliste. Kjo u mor si kërcënim nga Laerti, dhe filloi të dyshojë në besnikërinë  e tij. Laerti dhe Fridmani ishin kushërinj me njëri-tjetrin. Laerti e ndihmoi të dilte nga burgu dhe t’i ndryshohej masa e sigurisë. Ai e rrahu para se ta vriste. I kërkonte llogari nëse kishte folur dhe pse e shantazhonte nga burgu. Kur pa që në dorë kishim pistoletat, i kërkoi falje Laertit dhe iu lut të mos e vrisnim. Pastaj e qëlluam me plumb pas koke, e morëm në makinë dhe e çuam në Gjanç. Trupin më pas e hodhëm në rezervuar”.

Pasi u gjet trupi Fridman Xhaferaj, hetuesit zbuluan se ai me vete kishte dhe një fletë lirimi nga burgu i Peqinit, në datë 21 Maj.

Artan Tafani pasi u arrestua si autor i grabitjes së pikës së këmbimit të parave në Astir, rrëfeu plot 19 krime të ndryshme. Pas deklarimeve të tij u arrestuan 12 veta, dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Për personat e arrestuar, Prokuroria e Elbasanit kërkon në gjykatë caktimin e masës së sigurisë arrest në burg. Seanca gjyqësore ndaj tyre do të mbahet të dielën./ Klan News



Ju sugjerojmë

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë
Bota

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë

6 Shtator, 2025 10:01 pm
1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage
Aktualitet

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

6 Shtator, 2025 8:59 pm
Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës
Kronikë

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

6 Shtator, 2025 8:39 pm
SPAK kërkon që dëshmia e Nuredin Dumani të dëgjohet me dyer të mbyllura, të pandehurit kundër: S’ka asgjë për t’u fshehur 
Kronikë

Shtrohet për probleme me zemrën Nuredin Dumani

6 Shtator, 2025 8:04 pm
Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja
Kronikë

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja

6 Shtator, 2025 6:41 pm
SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok: Të identifikohen personat përgjegjës për sulmin kriminal 
Kronikë

“Më ka sulmuar”, zbardhet dëshmia e italianes që u përdhunua në Durrës

6 Shtator, 2025 4:35 pm
Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
Te Fundit

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

6 Shtator, 2025 1:45 pm
Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
Bota

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

6 Shtator, 2025 11:50 am
Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
Kryesore

Si do të jetë moti sot

6 Shtator, 2025 10:25 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Para
Arsenal i afrohet kreut, mposhten dy Manchesterët

Arsenal i afrohet kreut, mposhten dy Manchesterët

Skandal në Izrael, ushtarja krijon lidhje me seksuale me palestinezin e dënuar për sulm terrorist

Skandal në Izrael, ushtarja krijon lidhje me seksuale me palestinezin e dënuar për sulm terrorist

Ishte në ndjekje të një personi, polici qëllohet me dy plumba në Tiranë

Blindohet Vlora, FNSH kontroll në çdo kryqëzim
















TE FUNDIT

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë
6 Shtator, 2025

Një burrë shqiptar që po transporton një dele në motor për ta shpëtuar nga zjarret e furishme që përfshinë zonën...

Lexo më shumë

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage
6 Shtator, 2025

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, është takuar me kreun e partisë Reforma, Nigel Farage, lidhur me...

Lexo më shumë

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës
6 Shtator, 2025

Një motor i gjetur i djegur në fshatin Vukatanë dhe që pritet t’i bëhet ekspertiza, mendohet se u përket autorëve...

Lexo më shumë

Shtrohet për probleme me zemrën Nuredin Dumani

SPAK kërkon që dëshmia e Nuredin Dumani të dëgjohet me dyer të mbyllura, të pandehurit kundër: S’ka asgjë për t’u fshehur 
6 Shtator, 2025

Është shtruar në urgjencën e QSUT-së, i penduari I drejtësisë Nuredin Dumani, i cili eshte transportuar ne masa te rrepta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com