Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borrell thirrje Serbisë: Tërhiqni ushtrinë nga kufiri me Kosovën

2023/09/30 at 12:49 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Borrell thirrje Serbisë: Tërhiqni ushtrinë nga kufiri me Kosovën

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë të shtunën ta ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani.

Zhvendosja trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen rreth një javë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor.

Shefi i diplomacisë së BE-së tha për disa media ndërkombëtare se blloku është duke diskutuar me partnerët dhe aleatët e vet për gjendjen e tanishme veri të Kosovës, ku sasia e armatimit të gjetur nga Policia e Kosovës “është shumë serioze”.

Policia e Kosovës e gjeti dhe konfiskoi një arsenal armësh pas sulmit.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Millan Radoiçiç, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

“Në të njëjtën kohë grumbullimi ushtarak i Serbisë në afërsi të linjës administrative kufitare është shumë shqetësuese. Kjo duhet të ndalet menjëherë”, tha Borrell.

Ai nguli këmbë se “nuk ka vend për grumbullim të ushtrisë dhe forcave të sigurisë në kontinentin e Evropës. Forcat duhet të tërhiqen“.

Të premten, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Serbisë t’i tërheqë trupat nga kufiri, duke e quajtur zhvendosjen e tyre “zhvillim shumë destabilizues”.

Borell pret që përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit të ndëshkohen dhe Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.

“Duhet të kthehemi prapa në situatën në të cilën palët bisedojnë dhe të kthehemi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja i cili është e vetmja platformë për normalizimin e raporteve mes tyre“ shtoi ai.

Sulmi ndodhi rreth dy javë pasi Kurti dhe Vuçiçi dështuan të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve gjatë takimit të nivelit të lartë të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimit Evropian më 14 shtator në Bruksel.

Prishtina beson se duhet të jetë një njohje reciproke, ndërsa Beogradi insiston në një zgjidhje kompromisi.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 2008, dhe ka mbështetjen e aleatëve Rusisë dhe Kinës kundër saj për këtë./REL

Etiketa: beJoseph Borrelkosoveserbi

Ju sugjerojmë

Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?

27 Korrik, 2025 9:32 am
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Kuvendi i Kosovës në pauzë, të gjithë presin Kushtetuesen

27 Korrik, 2025 9:19 am
Java e punës 4-ditore: Përfitimet që askush nuk i priste
Aktualitet

Java e punës 4-ditore: Përfitimet që askush nuk i priste

27 Korrik, 2025 9:09 am
Alarm i kuq edhe në Kosovë, mbi 100 zjarre përfshijnë vendin
Rajoni

Alarm i kuq edhe në Kosovë, mbi 100 zjarre përfshijnë vendin

27 Korrik, 2025 9:03 am
Rama për shefin e Policisë së Delvinës: Rrezikoi jetën të shpëtonte të tjerët
Aktualitet

Rama për shefin e Policisë së Delvinës: Rrezikoi jetën të shpëtonte të tjerët

27 Korrik, 2025 8:50 am
Vijon zjarri në Borsh, Piqeras dhe Sasaj/Helikopterët mbi flakë, 40 të evakuuar
Aktualitet

Vijon zjarri në Borsh, Piqeras dhe Sasaj/Helikopterët mbi flakë, 40 të evakuuar

27 Korrik, 2025 8:34 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 27 korrik 2025

27 Korrik, 2025 8:16 am
Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
Rajoni

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

26 Korrik, 2025 11:08 pm
Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
Aktualitet

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

26 Korrik, 2025 10:45 pm
Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
Bota

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

26 Korrik, 2025 10:20 pm
Para
Sulmi në Banjskë, Kurti: Zotimi i njëanshëm i Thaçit s’e lejon FSK-në në veri, por kufiri duhet të ruhet

Sulmi në Banjskë, Kurti: Zotimi i njëanshëm i Thaçit s’e lejon FSK-në në veri, por kufiri duhet të ruhet

Operacioni ‘Tempulli’/ Shpërndante kanabis pranë shkollave, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Operacioni ‘Tempulli’/ Shpërndante kanabis pranë shkollave, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Stuhia Daniel/ Grekët shprehen të shkatërruar pas përmbytjeve katastrofike

Stuhia Daniel/ Grekët shprehen të shkatërruar pas përmbytjeve katastrofike

TE FUNDIT

Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?

Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
27 Korrik, 2025

Emmanuel Macron dëshiron ta njohë Palestinën si shtet. Franca do të ishte vendi i parë i G7 që ndërmerr këtë...

Lexo më shumë

Kuvendi i Kosovës në pauzë, të gjithë presin Kushtetuesen

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
27 Korrik, 2025

Nga sot (27 korrik) ka hyrë në fuqi masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese që ndalon deputetët e...

Lexo më shumë

Java e punës 4-ditore: Përfitimet që askush nuk i priste

Java e punës 4-ditore: Përfitimet që askush nuk i priste
27 Korrik, 2025

Kur Juliet Schor publikoi librin e saj “The Overworked American” në vitin 1992, debati për reduktimin e orarit të punës...

Lexo më shumë

Alarm i kuq edhe në Kosovë, mbi 100 zjarre përfshijnë vendin

Alarm i kuq edhe në Kosovë, mbi 100 zjarre përfshijnë vendin
27 Korrik, 2025

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com