Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Detyra e policisë është parandalimi”, Balla nga Elbasani: Të kontrollohet çdo makinë për armë

2023/09/27 at 3:06 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Detyra e policisë është parandalimi”, Balla nga Elbasani: Të kontrollohet çdo makinë për armë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit për t’i njohur me zbatimin e masave lidhur me “paketën e sigurisë në shkolla”.

Duke i përgëzuar në lidhje me rezultatet e arritura në kuadër të operacionit “Tempulli”, Balla kërkoi angazhim të fortë në zbulimin e ngjarjeve të ndodhura në të kaluarën.

Balla nënvizoi gjithashtu se detyrë primare e punës së policisë është parandalimi e më pas zbulimi i veprave penale.

“Unë kam shumë besim që drejtoria e Elbasanit ka shumë për të zbuluar pra, vepra kriminale të ndodhura në të shkuarën. Mos harroni një gjë që është shumë e rëndësishme: – grupet kriminale mezi ç‘presin që ne të mbyllim një sy apo një vesh për të mos dëgjuar apo një sy për të parë, dhe ata janë të gatshëm të rikthehen dhe të godasin përsëri. Prandaj kjo njësi elitare e Policisë së Shtetit në Elbasan, ka detyrën prioritare për të paraprirë dhe prandaj ne duhet të nisim kontrollet dhe Drejtori i Përgjithshëm i policisë ka tashmë një kalendar veprimesh dhe ka një plan kombëtar, për t’i dalë përpara akteve të rënda kriminale, sikurse kemi pasur në ditët e fundit, ku ne na duhet që të kontrollojmë çdo makinë, çdo kroskot, çdo tapiceri ku fshihet një armë, e cila mund të jetë burimi i një vepre të rëndë kriminale.

Detyra primare e policisë duhet të jetë parandalimi. Dhe ne mund të parandalojmë, nëse arrijmë që t’u kapim armët, dhe t’i gjurmojmë për t’i vënë para ligjit. E vërteta është që operacioni “Tempulli” u parapri këtu nga një operacion tjetër po aq i  madh gjatë verës, në Elbasan. Por duhet të mos harrojmë që fenomeni i përdorimit të drogës nga moshat e reja, është jo vetëm në Elbasan, por dhe në bashkitë e tjera më të vogla. Është në Gramsh, është në Librazhd, është në Prrenjas, është në Cërrik, është në Belsh, është në Peqin. Prandaj ne duhet që ta rrisim prezencën”.

Në lidhje me paketën e sigurisë në shkolla, ministri Balla u shpreh se:

“Paketa e sigurisë në shkolla është një përgjegjësi direkte e drejtorit të Policisë Vendore, i cili në bashkëveprim me kryetarët e bashkive dhe të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese të shtetit, duhet të garantojë që brenda perimetrit të sigurisë në shkolla, ne të mos kemi asnjë incident. Unë kam besim te ju dhe jam shumë i sigurt që do të kemi rezultate shumë të mira”, u shpreh Balla.

Balla e mbylli përshëndetjen e tij në këtë takim me një angazhim për përmirësimin e trajtimit financiar të punonjësve të policisë, duke thënë se “në fund, që është gjëja më e rëndësishme për mua, zotimet që kam marrë para çdo punonjësi të policisë, flas të nivelit bazë, për sa i përket kujdesit të veçantë, për sa i përket trajtimit financiar, të jeni të sigurt që nuk tërhiqem dhe do t’i qëndroj fjalës së dhënë para jush. Sikurse kam shumë besim që edhe ju, fjalës së dhënë për më shumë sukses do t’i shkoni deri në fund”.

Takimet e Ministrit Balla do të vijojnë edhe në disa bashki të tjera për të parë nga afër masat e marra dhe rezultatet e arritura nga strukturat e policisë në qarqe./Opinion.al

Etiketa: elbasanpoliciataulant balla

Ju sugjerojmë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Para
Opinion /Njeriu i Vuçiç drejtonte terroristët në Kosovë! (26 Shtator 2023)

Opinion /Njeriu i Vuçiç drejtonte terroristët në Kosovë! (26 Shtator 2023)

“Ka qenë në hetim për trafik droge në Holandë”, policia për vrasjen në Sukth: Janë shoqëruar 7 persona

“Ka qenë në hetim për trafik droge në Holandë”, policia për vrasjen në Sukth: Janë shoqëruar 7 persona

U ekzekutua brenda makinës me automatik, del fotoja e Fatjon Dervishit

U ekzekutua brenda makinës me automatik, del fotoja e Fatjon Dervishit

TE FUNDIT

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
6 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka arrestuar një 42-vjeçar me qëllim ekstradimin, pasi ishte i dënuar nga autoritetet italiane,...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
6 Qershor, 2025

Pas zhvillimit të vizitës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me rastin e Kurban Bajramit, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi...

Lexo më shumë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com