Ndërsa presidenti i Serbisë ka akuzuar kryeministrin Kurti për gjithë situatën e krijuar në veri të Kosovës, bëhet me dije se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arritur të hyjë brenda Manastirit të Banjskës, ku ishte vendosur grupi i armatosur serb së bashku me dhjetëra pelegrinë.
Pas ndërhyrjes policia ka shoqëruar në rajonin në jug të Mitrovicës 49 pelegrinë, për t’i verifikuar nëse mes tyre mund të ketë persona të infiltruar.
Sipas të dhënave zyrtare dhe deklaratës së Ministrit të Brendshëm Sveçla, brenda manstirit u gjendën armatime për t’u përdorur nga një numër I madh personash.
Ndërkohë, që kryeministri Kurti deklaroi se sulmi ishte mbështetur nga Beogradi, në daljen e tij për mediat presidenti Vuçiç i adresoi akuzat e tij drejt Prishtinës dhe Albin Kurtit.
Ai tha se ka audio të regjistruar lidhur me ngjarjen dhe sjelljen e policisë së Kosovës./Opinion.al