Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Albin Kurti akuzoi Borrell dhe Lajçak, Rama: Po ndihmon Beogradin

2023/09/21 at 8:30 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Albin Kurti akuzoi Borrell dhe Lajçak, Rama: Po ndihmon Beogradin

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me qëndrimin që kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti po mban ndaj të dërguarve të BE dhe SHBA për dialogun me Serbinë si dhe për ankesën përmes një letre drejtuar kancelarit gjerman dhe presidentit Macron për përfaqësuesin e BE.


Gjatë një interviste televizive, Rama tha se ka mbetur pa fjalë, duke shtuar se vperimet e Kurtit po ndihmojnë Serbinë.

“Janë gjëra që të lënë pa tekst dhe janë gjëra që dëmtojnë edhe më shumë atë që pretendohet se po përpiqen të riparojnë” – tha Rama ndërsa shtoi se rruga e zgjedhur prej Albin Kurtit nuk është rruga që të çon drejt qëllimit.

Pjesë nga intervista:

Në fakt, reagimi i para disa ditëve i kryeministrit Albin Kurti ishte i paprecedentë dhe unik, nuk e kujtoj një rast të tillë të ngjashëm, që një përfaqësues i lartë i Kosovës të akuzojë drejtpërdrejtë përfaqësuesin e BE dhe të thotë se i ka dërguar letër ankesë zyrtare kryeministrit Scholz dhe Presidentit Macron, besoj këtu jemi në një nivel tjetër të përplasjes, apo jo?

Janë gjëra që të lënë pa tekst dhe janë gjëra që dëmtojnë edhe më shumë atë që pretendohet se po përpiqen të riparojnë, sepse të ngresh një teori konspiracioni për një bashkëpunim që e zbulove mes Serbisë dhe të dërguarit special të gjithë BE nuk është diçka e këshillueshme për t’u bërë. Po e përsëris, unë nuk dyshoj në dëshirën e madhe dhe të mirë të Albinit për të bërë më të mirën për Kosovën, por dëshira e madhe dhe vullneti i mirë nuk mjaftojnë asnjëherë. Duhet qartësia strategjike, për të arritur qëllimin, gjë që nuk e shoh.

Në fakt duket pak paradoksale Shqipëria presidente KS, pra jemi këtu te salla e gjithë botës, dhe e pafuqishme për të ndikuar në Prishtinë. Mendoni që ka diçka që mund të korrigjohet?

Nuk duam të ndikojmë në Prishtinë, pasi në Prishtinë janë autoritetet që burojnë nga vullneti i popullit të Kosovës dhe janë ata që kanë përgjegjësinë për ta udhëhequr Kosovën dhe për të zgjedhur rrugën për të arritur te një qëllim, që e kemi të përbashkët. Ne duam të njëjtën gjë, çështja është që ne mendojmë që rruga që ata kanë zgjedhur është rruga që nuk çon te arritja e atij qëllimi të përbashkët, po përkundrazi çon në një kurs përplasjeje me Shtetet e Bashkuara, me BE, pra me miqtë, me aleatët me partnerët në vend se të çojë të realizimi i këtij qëllimi të përbashkët, kjo është e trishtueshme, por unë kam besim sidoqoftë që kjo është e përkohshme.

E përkohshme nuk e di çfarë i referoheni, por ajo çfarë unë konstatoj z.kryeministër, sa modestisht mund të vemë re si gazetarë është që, ndërkohë që kjo që thoni ju është edhe linja e aleatëve, nuk linja e kryeministrit Kurti së paku në strategji, por nga ana tjetër lëvizjet e tij duke se po i japin kredite të shtuara politike në Prishtinë, unë ndrojtjen e shikoj te fakti që ndoshta ka një krisje të fortë mes asaj që opioni publik në Kosovë do dhe asaj që kërkon Perëndimi?

Është gjëja më e lehtë, që të tërheqësh opinionin publik pas vetes, duke marrë poza, kundërshtie dhe deri armiqësie ndaj atyre që janë të identifikuar si burimi i një të keqe të madhe që i ka ndodhur Kosovës në të shkuarën jo shumë të largët, por pyetja këtu është çfarë sjell kjo? Sjell më shumë vota në Kosovë? Mbase. I sjell ato vota për një kohë të gjatë? Nuk besoj, por e sigurtë është që nuk sjell rezultatin e dëshiruar për Kosovën që është përfundimi i një procesi normalizimi dhe pastaj i çlirimit të gjithë ngërçit të njohjeve në radhë të parë brenda vendeve të BE. Sepse ky është edhe synimi i planit franko gjerman dhe kjo duhet të ishte arritje më e madhe e mundshme, që do të ishte një njohje defacto edhe e Serbisë, pavarësisht se do ta njihje apo jo formalisht Serbia Kosovën, kjo mbetej e parëndësishme, Kosova do të fitonte këtu ulësen e saj, do të çlirohej nga barra e këtij konflikti për të vijuar procesin e integrimit në BE, dhe kështu me radhë. Dhe arsyeja pse BE insiston për këtë proces normalizimi është sepse duan të integrojnë Kosovën në gjithë ngrehinën e organizimit ndërkombëtar dhe në BE, gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë nëse Kosova nuk e zgjidh këtë problem.

Mendoni që Serbia po përfiton nga kjo situatë? Dëgjova Vuçiç që tha do shkoj në Graçanicë pa leje, reagon Sveçla dhe thotë nëse vjen pa leje do arrestohet. Nuk është se serbët janë engjëj, edhe ata po e përdorin këtë situatë.

Kjo as nuk diskutohet, dhe nuk diskutohet që Serbia shikon interesat e veta, nuk sheh interesat tona. Dhe ajo që është për të ardhur keq është se qasja e Prishtinës po i ndihmon Serbisë, nuk po ndihmon Kosovën sepse po viktimizon Serbinë në sytë e gjithë bashkësisë ndërkombëtare dhe në sytë e miqve dhe partnerëve tanë, po i mbyll gojën miqve dhe partnerëve tanë duke e kthyer Serbinë në një aktor që luan rolin e dikujt që është i penguar të bëjë gjënë që në fakt nëse Kosova do ishte proaktive dhe pozitive në dialog, Serbia mbase nuk do ta bënte, por ama do të ekspozohej dhe do ta merrte gjithë presionin ajo. Ndërkohë që kështu Serbia luan një teatër të cilin ia jep mundësinë ta luajë, politika dritë shkurtër e Prishtinës.



Ju sugjerojmë

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran

23 Qershor, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 qershor 2025

23 Qershor, 2025 8:31 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 23 qershor 2025

23 Qershor, 2025 8:15 am
Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Para
Duheshin 84 vota, Kuvendi nuk kalon dot ndryshimet në ligjin për pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses

Duheshin 84 vota, Kuvendi nuk kalon dot ndryshimet në ligjin për pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses

EMRAT/ Mbledhja e thirrur nga Gazment Bardhi, 40 deputetë konfirmojnë pjesëmarrjen

Berisha tha se është Noka, Bardhi: Sekretari i Përgjithshëm i PD jam unë

Rama dhe Yuri Kim ritakohen në SHBA

Rama dhe Yuri Kim ritakohen në SHBA
















TE FUNDIT

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
23 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lënë të kuptohet të hënën se mund ta mirëpresë rrëzimin...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 qershor 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
23 Qershor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm dhe të kthjellët, me orë të gjata me diell...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 23 qershor 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
23 Qershor, 2025

DASHI Këmbëngulja kërkon durim, por ndonjëherë mund t’ju sjellë përfitim më shumë seç mund ta mendoni. Qëndrojini idesë suaj derisa...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com