Një 60-vjeçar, ka rënë në prangat e policisë së Krujës, pasi në afërsi të banesës së tij në fshatin Picërragë, iu gjetën 3.2 kg kanabis.
Në hetim në gjendje të lirë është proceduar edhe bashkëshortja e tij DH.I, 51-vjeçe.
Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën rreth 3.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe disa bimë në proces tharjeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 armë gjahu, që u gjet gjatë kontrollit në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.