Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç pret presion të ri për dialogun, paralajmëron zgjedhje në Serbi

2023/09/18 at 10:41 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputeti britanik: Vuçiç na kërcënoi, të thirret ambasadori serb, të shpjegojë deklaratat

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se pret “një presion të ri” nga Perëndimi ndaj shtetit të tij lidhur me bisedimet me Kosovën.


“Ata në thelb u pajtuan me gjithçka që po bën kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është diçka që ata duhet ta bëjnë patjetër sepse marrëveshja për të është nënshkruar dhjetë vjet e gjysmë më parë dhe sepse ne insistojmë në themelimin e Asociacionit”, tha Vuçiç për televizionin Pink.

Pas takimit të 14 shtatorit, ndërmjet Vuçiçit dhe Kurtit, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, Bashkimi Evropian tha se do të konsultohet me shtetet anëtare dhe Shtetet e Bashkuara për hapat e mëtejmë për shkak të bisedimeve të pasuksesshme.

BE-ja tha se Kosova kishte refuzuar një propozim të bllokut evropian për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që Prishtina dhe Beogradi arritën më herët gjatë këtij viti. Kurti tha se ky propozim ishte “kushtëzim”.

Vuçiç paralajmëron zgjedhje në mars

Vuçiç njoftoi për mundësinë që zgjedhjet në Serbi, që janë pjesë e kërkesave të opozitës mund të mbahen më 4 mars 2024, apo një javë më herët. Këto zgjedhje më herët janë caktuar për 31 dhjetor.

“Jam i gatshëm të mbajmë zgjedhje në mars, në përputhje me ato që ata kanë shkruar”, tha Vuçiç për televizionin Pink.

Më 11 shtator, përfaqësuesit e opozitës në Serbi, që kanë organizuar protestat “Serbia kundër dhunës”, dorëzuan një kërkesë duke i kërkuar Vuçiçit që të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhje në Beograd deri në fund të vitit 2023.

Kërkesa për zgjedhje të jashtëzakonshme është dërguar nga Partia Demokratike, Kryengritja Ekologjike, Fronti i Gjelbër dhe grupet parlamentare Lëvizja e Popullit të Serbisë dhe Drejtimi i Evropës.

Më 5 shtator, deputetët opozitarë njoftuan në Parlament se ata do të “bllokojnë” organin ligjvënës të Serbisë derisa të plotësohet kërkesa e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve, pasi kanë mbajtur protesta për katër muaj me radhë, për shkak të dy vrasjeve masive që ndodhën në Serbi.

Vuçiç mohon se do ta largojë Vulinin nga udhëheqja e BIA-s

Presidenti serb, po ashtu, tha se “mund të kem planifikuar” të zëvendësoj drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin, por shtoi se “nuk mund ta bëjë këtë tani”.

Duke komentuar spekulimet nga disa media se Vulini shpejt do të zëvendësohet, Vuçiçi tha se pretendime të tilla “ia zgjatën atij mandatin”.

“Ndoshta kam planifikuar që ta zëvendësoj, por tani nuk mundem”, tha Vuçiç.

Ai mohoi se Vulini do të zëvendësohet nga drejtimi i BIA-s me Marko Gjuriqin, ambasador aktual i Serbisë në Shtetet e Bashkuara.

Më 11 korrik, SHBA-ja e futi Vulinin në listën e sanksioneve, nën akuza për përfshirje në trafikim droge, por edhe për lidhjet me Rusinë.

Pas kësaj, Vuçiç deklaroi se sanksionet ndaj Vulinit ishin përgjegjësi e tij, për shkak se, “unë nuk kam vendosur sanksione ndaj Rusisë”.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, deklaroi më 22 gusht se SHBA-ja nuk pajtohet me autoritetet në Serbi sa i përket sanksioneve kundër Vulinit, duke shtuar se Uashingtoni ka problem me orientimin e tij pro-rus. Megjithatë, ai shtoi se SHBA-ja dhe Serbia kanë raporte të mira./REL

Etiketa: albin kurtialeksander vucickosovezgjedhje


Ju sugjerojmë

Talibanët, afër “zhdukjes” së grave nga jeta publike
Bota

Talibanët, afër “zhdukjes” së grave nga jeta publike

15 Gusht, 2025 5:57 pm
Mbyllet kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për shkak të zjarreve
Rajoni

Mbyllet kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për shkak të zjarreve

15 Gusht, 2025 5:30 pm
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon shkolla: Shembull i shpirtit të pastër
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon shkolla: Shembull i shpirtit të pastër

15 Gusht, 2025 5:11 pm
Trump bisedë telefonike me Lukashenkon para samitit me Putinin
Bota

Trump bisedë telefonike me Lukashenkon para samitit me Putinin

15 Gusht, 2025 4:46 pm
Shqipëria dhe Serbia, më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike
Aktualitet

Shqipëria dhe Serbia, më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike

15 Gusht, 2025 4:33 pm
Spanja po lufton me 14 zjarre të mëdha në “kushte të pafavorshme”
Bota

Spanja po lufton me 14 zjarre të mëdha në “kushte të pafavorshme”

15 Gusht, 2025 4:21 pm
Udhëtonte drejt Greqisë me familjen, arrestohet shtetasja italiane në Kapshticë pasi iu gjet drogë në makinë
Aktualitet

Futën mallra kontrabandë nga Greqia, në pranga dy persona në Kapshticë

15 Gusht, 2025 4:04 pm
Rusia e gatshme të dëgjojë propozimin e Donald Trumpit për t‘i dhënë fund luftës
Bota

Pesë gjëra që duhet t’i dini para samitit Trump – Putin

15 Gusht, 2025 3:42 pm
Protestat në Serbi/Daçiç: Mes të ndaluarve ka qytetarë të Kroacisë dhe Sllovenisë
Rajoni

Protestat në Serbi/Daçiç: Mes të ndaluarve ka qytetarë të Kroacisë dhe Sllovenisë

15 Gusht, 2025 3:33 pm
Trump niset për në Alaska, ja kush po e shoqëron
Bota

Trump niset për në Alaska, ja kush po e shoqëron

15 Gusht, 2025 3:11 pm
Para
PS mbledh grupin parlamentar

PS mbledh grupin parlamentar

Të armatosur në lokal, arrestohen në Vlorë 6 pjesëtarët e grupit kriminal

Të armatosur në lokal, arrestohen në Vlorë 6 pjesëtarët e grupit kriminal

Teherani paralajmëron këmbim të të burgosurve me SHBA-në

Teherani paralajmëron këmbim të të burgosurve me SHBA-në
















TE FUNDIT

Talibanët, afër “zhdukjes” së grave nga jeta publike

Talibanët, afër “zhdukjes” së grave nga jeta publike
15 Gusht, 2025

Katër vjet pas rikthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan, Kombet e Bashkuara kanë thënë se grupi ultra-konservator është “më...

Lexo më shumë

Mbyllet kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për shkak të zjarreve

Mbyllet kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për shkak të zjarreve
15 Gusht, 2025

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar në Kosovë ka bërë të ditur se në pasditen e së premtes është mbyllur pika...

Lexo më shumë

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon shkolla: Shembull i shpirtit të pastër

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon shkolla: Shembull i shpirtit të pastër
15 Gusht, 2025

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Tafil Rexhepi”, ka reaguar për humbjen e jetës së 14-vjeçarit në Maliq të Korçës si...

Lexo më shumë

Trump bisedë telefonike me Lukashenkon para samitit me Putinin

Trump bisedë telefonike me Lukashenkon para samitit me Putinin
15 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka biseduar të premten me liderin bjellorus, Alexander Lukashenka – aleat i ngushtë i Vladimir Putinit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com