Një vatër zjarri është regjistruar gjatë pasdites së sotme pranë fshatit Koçaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë në malin e quajtur Livadhet e Karajt.
Zjarri është favorizuar nga era dhe për pasojë ka djegur dhjetëra hektarë pyje dhe kullota.
Zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjnë ndërsa kërkohet ndihma nga ajri. Policia ka nisur hetimet pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.