Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritja e çmimit të municioneve pengesë për forcimin e sigurisë së NATO-s

2023/09/16 at 9:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e çmimit të municioneve pengesë për forcimin e sigurisë së NATO-s

Një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s paralajmëroi të shtunën se një rritje drastike e çmimeve të municioneve do të thotë se shpenzimet më të larta të mbrojtjes së aleatëve nuk përkthehen automatikisht në siguri më të madhe, ndërsa bëri thirrje për një qasje të re mbi bashkëpunimin për mbrojtjen.

“Çmimet për pajisjet dhe municionet po rriten. Aktualisht, po paguajmë gjithnjë e më shumë për të njëjtat pajisje”, tha të shtunën admirali holandez Rob Bauer, kryetar i komisionit ushtarak të NATO-s, pas një takimi në Oslo të shefave të mbrojtjes të aleancës.

“Kjo do të thotë se ne nuk mund të sigurohemi që rritja e shpenzimeve të mbrojtjes do të sjellë në të vërtetë në më shumë siguri”.

Ai bëri thirrje për një qasje të re lidhur me bashkëpunimin publiko-privat në sektorin e mbrojtjes për të rritur kapacitetin e prodhimit.

“Stabiliteti afatgjatë duhet të mbizotërojë mbi fitimet afatshkurtra. Siç e kemi parë në Ukrainë, lufta ndikon për mbarë shoqërinë. Prandaj, parandalimi i luftës nëpërmjet përshtatshmërisë dhe parandalimit duhet të jetë gjithashtu një përpjekje për mbarë shoqërinë”.

NATO-ja ka bërë thirrje për rritjen e prodhimit të mbrojtjes për të plotësuar kërkesat për armë dhe pajisje, gjë që është rritur pas agresionit të Rusisë mbi Ukrainën, pasi aleatët jo vetëm që po furnizojnë Kievin, por gjithashtu po plotësojnë nevojat e veta.

Një shqetësim i madh ka qenë mungesa e predhave të artilerisë të tipit 155 milimetra, ndërsa Kievi është i detyruar të përdorë deri në 10,000 predha në ditë.

Në shkurt, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi se Kievi po harxhonte predha më shpejt sesa mund t’i prodhonte Perëndimi. Që nga ajo kohë, NATO-ja i ka rritur objektivat për rezervat e municioneve që duhet të mbajnë aleatët.

Madje, edhe para agresionit të Kremlinit mbi Kievin më 24 shkurt të vitit të kaluar, shumë vende të NATO-s nuk arritën të përmbushnin objektivat e aleancës për rezervat.

Që atëherë, ritmi i dërgesave në Ukrainë ka zbrazur rezervat e shteteve perëndimore dhe ka ekspozuar të çara në efikasitetin, shpejtësinë dhe fuqinë punëtore në zinxhirët e furnizimit./VOA

Etiketa: municionenatoSHPENZIME

Ju sugjerojmë

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
Rajoni

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

5 Qershor, 2025 7:03 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
Kronikë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

5 Qershor, 2025 6:46 pm
Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
Bota

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

5 Qershor, 2025 6:29 pm
Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
Bota

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

5 Qershor, 2025 6:11 pm
Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Politikë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

5 Qershor, 2025 5:45 pm
De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…
Sport

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…

5 Qershor, 2025 5:41 pm
Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
Politikë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

5 Qershor, 2025 5:34 pm
Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…
Bota

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…

5 Qershor, 2025 5:25 pm
Para
Hajduti më i madh i automjeteve në botë, vodhi mbi 5 mijë makina në 24 vjet

Hajduti më i madh i automjeteve në botë, vodhi mbi 5 mijë makina në 24 vjet

Përdori fotoshop në posterin e fushatës, politikania franceze kritikohet nga qytetarët

Përdori fotoshop në posterin e fushatës, politikania franceze kritikohet nga qytetarët

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 17 shtator 2023

TE FUNDIT

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
5 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe...

Lexo më shumë

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
5 Qershor, 2025

Parlamenti miratoi pasditen e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

Lexo më shumë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
5 Qershor, 2025

Një zjarr ka rënë këtë pasdite në një banesë dykatëshe në lagjen Uznove të qytetit të Beratit, Sipas njoftimit nga...

Lexo më shumë

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
5 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka pritur ditën e sotme në Shtëpinë e Bardhë, kancelarin e Gjermanisë, Friedrich...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com