Amarda Gashi, mjekja toksikologëve deklaron se shumë shpërndarës droge maskohen si pacientë për t’u shtruar në spital dhe shpërndajnë lëndë narkotike në pavion tek ata pacientë që janë të varur dhe po mjekohen.
Këtë deklaratë ajo e bëri në emisionin Opinion në Tv Klan, ku tha se është shtuar numri i përdoruesve të lëndëve narkotike.
Përdoruesit që zakonisht kërkojnë ndihmë mjekësore për varësinë që kanë, janë përdoruesit e kokainës.
“Ata që vijnë kryesisht janë përdorues të heroinës që ngelen zakonisht nën varësinë fizike e psikologjike, kokaina është shtuar. Për drogërat e tjera si ekstazi nuk paraqiten shpesh se ndonjëherë janë dhe përdorues rastësorë të klabeve. Por ndonjëherë, ajo që vlen për t’u përmendur është se nën maskimin e abuzuesve të drogës janë shpërndarësit që shtrohen në pavion dhe shërbejnë për të shpërndarë drogën nëpër dhomat e pacientëve ku janë”, tha mjekja toksikologe Amarda Gashi.