Pas zjarrit të rënë në pallatin 10 katësh në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, janë shoqëruar në polici administratori i pallatit dhe mjeku që kishte banesën në katin e fundit .
Ata po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat se si ka nisur zjarri. Dyshimet janë që zjarri të ketë nisur në katin e fundit, aty ku ndodhet edhe dupleksi i doktorit.
Akoma është i paqartë shkaku, por paraprakisht mendohet të jetë shkakruar nga ndonjë pajisje elektroshtëpiake. Pritet që ditë e nesërme të ketë një ekspertizë paraprake në lidhje me shkakun e saktë të zjarrit.