Goli i Jasir Asanit ndaj Polonisë është kandidat për realizimin më të bukur të ndeshjeve të fundit në kualifikueset e UEFA-s. UEFA e ka postuar golin e Asanit në rrjetet e saj sociale me një përshkrim të veçantë. Shtrëngim duarsh me Shqipërinë për arritjen dhe cilësimi “Golazo” për ekzekutimin e goditjes së sulmuesit shqiptar.
Futbollistët kuqezi, pranuan më pas që ky ishte goli që i dha kurajon të gjithëve duke përforcuar bindjen se Polonia nuk ishte e pathyeshëm, madje më shumë, që Shqipëria ishte superiore në fushën e saj ndaj skuadrës së Levandovski.
UEFA do të përzgjedhë golat më të bukur të cilët më pas do të votohen nga publiku në faqen e saj zyrtare.